Njerëzit e thjeshtë duhet të vuajnë për ujë, ndërkohë që vazhdon përplasja mes dy klaneve në Sarandë për të marrë paratë e tenderit.
Kjo është e vërteta e hidhur që kulmon me anulimin e projektit të rregullimit të ujësjellësit të Çiflikut në Sarandë.
Para disa ditësh (5 maj 2023) Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Sarandë njoftoi anulimin e tenderit me objekt “Rikonstruksion i rrjetit të ujësjellësit të fshatit Çiflik dhe ndërtim pusi”. Në lojë janë 37,892,769.17 lekë pa TVSH.
Për këtë projekt përplasen Bledar Mane, i njohur në Sarandë për ndërtimet, pronar i kompanisë “MANE/S” shpk dhe Fotina Rondo që ka firmën “Cogren” shpk.
I pari është i favorizuar nga kryebashkiakët e Sarandës dhe Konispolit, përfitues i të paktën 60 kontratave publike. E dyta, është nga Himara, por me aktivitet të zgjeruar në shumë bashki të jugut. Edhe Rondo ka pothuajse një numër të barabartë kontratash me Manen, të përfituara gjatë viteve të fundit. Rondo në këtë përplasje vjen pa mbështetjen kryesore, sepse ish-kryetari i bashkisë Himarë, Jorgo Goro tashmë gjendet në burg. Në atë kohë, i biri i saj punonte jurist në bashki dhe e ëma merrte tenderat.
Përplasja e dy kompanive vendore ka përfshirë institucionet në Tiranë, që gjithashtu janë po aaq të korruptuara (të paktën në këtë rast) sa edhe drejtori legjendar i Ujësjellësit të Sarandës, Armando Goxharaj. Ky i fundit ka merita se e ka zhytur Ujësjellësin në borxhe katastrofike, megjithëse merr fonde nga Belinda Balluku më shumë se sa Gjirokastra apo rajone të tjera fqinje.
Pra, tenderi anulohet, sa të bëjnë pak pushim palët! Arsyet e Anulimit? Autoriteti Kontraktor (Armando Goxharaj) ka marrë urdhër nga Agjencia e Prokurimit Publik që të anulojë tenderin që e kishte fituar firma e Fotina Rondos. Pas verifikimeve të kryera pranë institucioneve përgjegjëse lidhur me kualifikimin e bashkimit të operatorëve “Cogren”shpk dhe “J O G I” shpk, Ujësjellësi “konstatoi se Drejtuesi Teknik A.L. në Licencën e kategorisë III.2.B, nuk rezulton i punësuar pranë shoqërisë “Cogren”shpk. Kjo e vërtetuar dhe nga shkresa e Drejtorisë Rajonale Tatimore Sarandë nr. 844/1, datë 13.03.2025. Fakti që drejtuesi Teknik nuk është i deklaruar në listëpagesa për një periudhë mbi 6 muaj, përmban shkelje…për sa më lartë procedura u ridërgua për rivlerësim”, shkruan drejtori i Ujësjellësit. Dhe meqë operatori tjetër (Mane) ishte skualifikuar për arsye të ngjashme, tenderi u kualifikua “pa asnjë ofertë të përshtatshme”.
Në fakt, pas këtyre frazave juridike fshihet korrupsioni i paparë i Goxharjat me tenderat.
Ndërhyrja e Agjencisë së Prokurimeve Publike është shumë e vonuar dhe duket si “uji pas pilafit”. Agjencia që drejtohet nga drejtoresha Reida Kashta u vu në lëvizje vetëm pas një denoncimi që bëri kompania “MANE/S” shpk. Ku ishte gjithë këto muaj APP?
APP e ka marrë denoncimin më 4 shkurt 2025. Kështu ka nisur procedimi administrativ për përjashtimin e operatorit ekonomik “Cogren” Shpk, nga e drejta për të fituar kontrata publike, për keqinformim për qëllime kualifikimi në procedurën e prokurimit me objekt: “Rikonstruksion i rrjetit të ujësjellësit të fshatit Çiflik dhe ndërtim pusi”, zhvilluar nga Shoqëria Rajonale Ujësjellës- Kanalizime Sarandë sha, në datë 10 shtator 2024. Pra, qysh nga shtatori APP noterizon vendimet e Armando Goxharajt pa bërë asnjë verifikim.
Si përfundim, bazuar në letrën e dërguar nga shoqëria “Mane/S” Shpk u verifikua fakti i “dorëzimit të dokumenteve, që përmbajnë të dhëna të rreme për qëllime kualifikimi”.
Ndërkohë që drejtoresha Kashta po bënte një dorë muhabet me Ramën për inteligjencën artificiale në prokurime, janë marrë disa vendime të dyshimta në këtë tender.
Në datën 16 shtator 2024, Goxharaj i Ujësjellësit Sarandë ka njoftuar operatorët ekonomikë pjesëmarrës mbi rezultatet e vlerësimit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave:
Në datën 30 shtator 2024, pranë Komisionit të Prokurimit Publik është bërë denoncimi nga operatori ekonomik “Cogren” SHPK & “Jogi” SHPK për procedurën e prokurimit. Aty kundërshtohej vendimi mbi kualifikimin e ofertës së paraqitur nga operatori ekonomik “Mane/S” SHPK. Sipas denoncimit, “MANE/S” shpk nuk i ka licencat e kërkuara për këto punime.
KPP, që drejtohet nga Jonaid Myzyri, nën hetim për korrupsion, e ktheu përmbys vendimmarrjen e Goxharajt, sepse dukej hapur që Mane nuk i kishte këto licenca.
Pas shqyrtimit, Komisioni i Prokurimit Publik më 20 dhjetor 2024, pranoi ankesën dhe urdhëroi që “Autoriteti kontraktor të anulojë vendimin e KVO mbi kualifikimin e “MANE/S” SHPK, duke e skualifikuar atë”.
Ky vendim i ka shkuar për dijeni edhe drejtoreshës Kashta. Përse, pas këtij vendimi, APP nuk nisi hetimin administrativ për këtë tender?
Goxharaj e zbatoi formalisht urdhrin. Më datë 7 janar 2025, KPP verifikoi se Mane ishte skualifikuar dhe lejoi që procedura e prokurimit të vazhdojë me shpalljen e fituesit të ri.
Njoftimi i fituesit u bë më 28 mars 2025, ku pas vendimeve të KPP janë skualifikuar:
1 “ MANE/S ” shpk, pasi licensa “Për punimet speciale të ndërtimit pika NS- 18 A Punime topogjeodezike e paraqitur OE nuk plotëson kërkesat e autoritetit kontraktor dhe nuk mund të konsiderohet e vlefshme”; 2. “ASI-2A CO ” shpk, pasi nuk ka paraqitur license SH.Z me kategorite kërkuara. Ndërkohë operator ekonomik i suksesshëm është shpallur bashkimi i firmave “ COGREN “ Shpk & “J O G I “ Shpk.
Ndërsa Open Data Albania, duke e shënuar me “Flamur të kuq” procedurën e prokurimit, e ka klasifikuar me risk të lartë korrupsioni. “Skualifikim i të gjithe operatorëve konkurrues përveç fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”, kështu përshkruhet procedura e ndjekur në shkelje të ligjit.
Shoqëria Ujësjellës-Kanalizime në Sarandë ka marrë 3 herë më tepër financime nga qeveria, se 4 ujësjellësit e Qarkut të Gjirokastrës së bashku. Por në Sarandë, përveçse ka vetëm 5 orë furnizim me ujë, Ujësjellësi ka dalë çdo vit me humbje e vjedhje, për shkak të korrupsionit, nëpërmjet mos faturimeve e faturimeve minimale të bizneseve ferma, prodhim mermeri, lavazho, linja peshku, hoteleri e resorte, të cilët japin ryshfete te shefat.
Goxharaj e admnistron shoqërinë me humbje nga 500 milionë deri në 1.2 miliardë lekë në vit, madje dhe në 5 muajt e sezoneve të plazhit; ndërsa sipas KLSH, janë financuar investime që nuk janë kryer fare, në vlerë totale 18 milionë Euro.
Edhe, pas kalimit të 51% aksioneve në administrim të Ministrisë së Infrastrukturë-Energjisë, Ujësjellësi i Sarandës ka dalë sërish me humbje.
Më poshtë është grafiku turpërues i rezultateve të punës së Goxharajt me shokë.
Guvernatori Sejko dhe drejtues të Bankës së Shqipërisë në lupën e SPA Dosja e mikrokredive…
Aktori i njohur i humorit, Rezart Veleshnja, ka bërë një deklaratë të fortë gjatë intervistës…
I riu belg ra nga Jet Ski dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën!…
Erion Veliaj prej ditësh ka filluar ka filluar të lëshojë “mesazhe të koduara” përmes TikTok-ut,…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje rreth orës 13:40, kur një 27-vjeçar nga Orikumi…
Kryetari i PD, Sali Berisha duhej të paraqitej ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme,…