Selami Jenisheri është rikthyer me këshillat e tij për Kombëtaren e Shqipërisë. Këtë herë ish-deputeti i ka drejtuar një letër Silvinjos ku garanton fitoren ndaj Serbisë.
Kombëtarja është në prag të sfidës së raundit të tretë kualifikues për Botërorin.
Ndeshja me Serbinë do të zhvillohet pikërisht në “Arena Kombëtare”, më 7 qershor ora 20:45.
LETRA:
“Nderuar Zoti Sylvinho Mendes Campos
Unë jam Selami Jenishehri Deputet i Kuvendit të Shqipërisë i legjislacionit të IX të Republikës së Shqipërisë dhe trainer futbolli (ish këshilltar i trajnerit të ekipit kombëtar të Shqipërisë. Ngaqë kisha nxjerrë një lloj stërvitje për me aftësue futbollistat teknikisht e që me porosi të FSHF u eksperimentua dhe doli që ishte në nivel shumë më të lartë se ajo që publikonte FIFA dhe që e dini Juve.
Meqenëse ndeshja me Serbinë është e një rëndësie dhe politike e nje rëndësie të vecantë dhe futbollistët shqiptarë që ju keni në dispozicion nuk kanë si ta dijnë, po ju lutëm të më jepni mundësinë të ju a vë në dispozicion futbollistëvë (sidomos sulmues, por jo vëtëm) që të bëj që 100% ndeshjen ta fitojmë më Serbinë.
E kuptoj vështirësinë Tuaj që ta besoni, por është një e vërtetë e madhe, që do ta shohësh vetë për 3-4 ditë futbollistët e fitojnë atë shprehi për ta ekzekutuar në lojë.
Me shpresë se keni dëshirën Tuaj të padiskutueshme për ta fituar ndeshjën Shqipëri – Serbi do të plotësoni kërkesën time që futbollistët të njihen me këtë progres, e ndeshja sigurisht të fitohet me rezultat të mirë nga Shqipëria”.
Një kamion është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit, pranë tunelit…
Ndërkohë, Ukraina pësoi një goditje të rëndë, pasi një raketë ruse goditi një bazë stërvitore…
Në zgjedhjet presidenciale të Polonisë të mbajtura më 1 qershor 2025, rezultati duket se është jashtëzakonisht…
Disa ditë më parë u publikua një video nga një takim zyrtar mes përfaqësuesve të…
Vendimet e Gledian Llatjas për biznesin e paneleve fotovoltaike në Elbasan Bashkia Elbasan pozicionohet…
bakterin salmonela në një kopsht publik në qytetin e Gramshit, tronditi opinionin publik, Partia Demokratike…