Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së, Tulsi Gabbard, ka dhënë një nga deklaratat më të forta dhe tronditëse të një zyrtari të lartë amerikan në kohët e fundit, duke paralajmëruar rrezikun real të një lufte bërthamore.
Në një video dramatike tre-minutëshe të publikuar në rrjete sociale, Gabbard shfaqet duke folur drejt për drejt me kamerën, e ndërthurur me pamje nga vizita e saj në Hiroshima dhe arkiva të viktimave të bombardimit bërthamor të vitit 1945. Ajo thotë se armët bërthamore të sotme janë aq të fuqishme sa një e vetme mund të zhdukë miliona jetë në pak minuta.
“Kjo është realiteti me të cilin përballemi sot… Jemi më pranë greminës së shkatërrimit bërthamor se kurrë më parë,” deklaron Gabbard. “Elitat politike, këta ngacmues të luftës, po nxisin tensione me fuqi bërthamore pa menduar për pasojat”, tha ajo.
Ajo akuzon “të pushtetshmit” se besojnë se do shpëtojnë duke u strehuar në bunkerë bërthamorë, ndërkohë që popujt e zakonshëm do përballen me pasojat fatale.
“Na takon ne, qytetarëve, të ngremë zërin dhe të ndalim këtë çmenduri. Duhet të refuzojmë këtë rrugë drejt luftës bërthamore dhe të punojmë për një botë pa frikë nga holokausti”, tha ajo raporton “Politico”.
Deklaratat e saj vijnë në një moment delikat, ku administrata Trump është ende në negociata të tensionuara me Iranin për programin bërthamor, ndërkohë që retorika e luftës ka marrë një kthesë të rrezikshme.
Tulsi Gabbard, ish-kongresiste demokrate dhe ish-kandidate presidenciale, e njohur për qëndrimet e saj kundër luftërave, ka denoncuar prej vitesh rrezikun e një Lufte të Tretë Botërore. Në vitin 2023, ajo shkruante:
“Zelensky, Biden, NATO dhe neokonët në Kongres dhe media janë të çmendur. Ne jemi po aq të çmendur nëse i lejojmë të na çojnë drejt këtij holokausti si dele drejt thertores”, shtoi ajo.
Tulsi Gabbard, tashmë në një rol të lartë institucional, po merr guximin të vërë në pikëpyetje logjikën e politikës së jashtme amerikane – në mënyrë të paqartë nëse flet si përfaqësuese shtetërore apo si zë disident brenda sistemit. Retorika e saj sfidon elitën tradicionale të Uashingtonit dhe vë theksin te përgjegjësia qytetare për të frenuar një skenar që, nëse do ndodhte, nuk do kishte fitues.
Nga qelia e paraburgimit në Durrës, ku ndodhet prej disa muajsh pas arrestimit të…
Dhunoi punonjësin e bashkisë së Athinës Është arrestuar shqiptari Romeo Nazifi, i cili ishte shpallur…
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar Iranin që të pranojë një marrëveshje bërthamore “para se…
Një goditje e mirëllogaritur apo një gabim i rrezikshëm? Sulmi i Izraelit ndaj Iranit jo…
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka vendosur hapjen e kutive të votimit në bashkitë…
Pronarja e Top Channel, kompleks në Tiranë Lori Hoxha, një nga trashëgimtaret e ish-pronarit të…