Bodyguardi i Ramës, Feti Zeneli, largon shefin Ermal Onuzi
Një lëvizje e papritur ka ndodhur në kupolën e Gardës së Republikës. Kreu aktual i Gardës, Ermal Onuzi, ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme, duke i hapur rrugë një ndryshimi të menjëhershëm në krye të këtij institucioni kyç të sigurisë shtetërore.
Sipas burimeve të Publik.al , dorëheqja e Onuzit nuk ka qenë vullnetare, por ka ardhur si pasojë e presionit të ushtruar nga Feti Zeneli, një nga njerëzit më të besuar të kryeministrit Edi Rama dhe bodyguardi i tij personal prej vitesh, i cili ushtron realisht kontrollin mbi strukturat e Gardës.
Kërkesa për dorëheqje, mësohet se i është dorëzuar Ministrit të Brendshëm, Ervim Hoxha, ndërsa Onuzi do të qëndrojë përkohësisht në detyrë deri në momentin e kalimit të kompetencave te zëvendëskomandanti, përpara emërimit të drejtuesit të ri të Gardës.
Kush është Ermal Onuzi?
Onuzi u emërua në krye të Gardës më 6 shtator 2024, në atë që u konsiderua një rikthim i figurave të profilit ushtarak në strukturat e larta të sigurisë. Por mandati i tij rezultoi jetëshkurtër, duke zgjatur më pak se një vit.
Dorëheqja e tij vjen në një moment delikat për strukturat e sigurisë dhe pas një sërë sinjalesh për përplasje të brendshme në Gardë, ku roli i Feti Zenelit – një figurë joformale por me ndikim të madh – shihet si vendimtar në prapaskenat e vendimmarrjes.
Çfarë po ndodh në Gardë?
Lëvizja me dorëheqjen e Onuzit nuk shihet si një rast i izoluar, por si pjesë e një skeme më të gjerë kontrolli të plotë politik mbi Gardën, një strukturë që ka për detyrë të garantojë sigurinë e figurave më të larta të shtetit.
Feti Zeneli, i njohur për besnikërinë e palëkundur ndaj Edi Ramës dhe prezencën konstante në çdo lëvizje të tij, është përfolur shpesh si “njeriu në hije” që ushtron realisht komandën mbi Gardën. Tashmë duket se ky rol është konkretizuar edhe me ndërhyrje direkte në largimin e Onuzit.
Në pritje të komandantit të ri
Ndërsa zyrtarisht nuk ka ende një emër të ri për drejtimin e Gardës së Republikës, burime të brendshme thonë për Publik.al se emërimi i ri do të jetë një profil i afërt me rrethin e ngushtë të Ramës, dhe jo domosdoshmërisht një figurë ushtarake me karrierë të gjatë në këtë strukturë.
Kjo rrit edhe më shumë dyshimet se Gardës po i hiqet çdo autonomi operacionale, dhe se strukturat e saj po shndërrohen në një repart politik të kontrolluar nga individë që nuk mbajnë përgjegjësi institucionale, por raportojnë direkt tek kryeministri.
VIDEO Kreu i Shoqatës së Turizmit ngre alarmin: Shqipëria po humbet turistët kosovarë Shqipëria po…
Transferimi i Agjencisë së Blerjeve një maskim për korrupsion të ri institucional Në mars të…
Lajm i keq për kombëtaren, në prag të sfidës kualifikuese të Botërorit ndaj Serbisë. Për…
Nga Avdjol Dobi tek Ëngjëll Agalliu si investitor i përshtatshëm për një projekt miliona euro?…
Për mbarëvajtjen e rendit dhe të sigurisë në ndeshjen e 7 qershorit Shqipëri-Serbi do të…
Sonila Meço Pretendimi se denoncimet e opozitës për manipulimin e zgjedhjeve dëmtojnë imazhin e Shqipërisë…