Shkarkimet në Bashkinë e Tiranës/ Largohet drejtuesja e Njësisë Bashkiake nr. 10

Vijon vala e shkarkimeve në Bashkinë e Tiranës. Mësohet se këtë të premte, e larguar nga puna është drejtuesja e Njësisë Bashkiake nr. 10 në kryeqytet dhe drejtoresha e përgjithshme e Bashkisë së Tiranës, Enkeleida Shalari.

Shalari është një figurë me një karrierë të gjatë edhe në Partinë Socialiste.

Shalari njihet edhe si një si një person i afërt me deputetin Erion Braçe dhe ministren Ogerta Manastirliu.

Sipas informacioneve, është larguar nga detyra edhe ish-basketbollistja e Kombëtares dhe administratore e Njësisë nr. 10, Karolina Kostallari, e njohur si një ndër njerëzit më të afërt me Fatmir Xhafajn.

Publikuar nga Publik Media