Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzeni ka postuar sot në profilin e tij në “Instagram” një foto të rrallë të familjes.
Ai është baba i dy fëmijëve nga marrëdhënia me ish-bashkëshorten, Sadijen. Prej kohësh fëmijët jetojnë me mamanë e tyre në Suedi dhe Shkëlzeni shkon t’i vizitojë herë pas here.
Por mesa duket ai ka nisur pushimet me dy fëmijët e tij, pasi ka ndarë me ndjekësit një foto ku shfaqet së bashku me vajzën dhe djalin.
Fëmijët janë rritur shumë që nga hera e fundit që i kemi parë, kur Shkëlzeni ka publikuar një foto me ta.
Fotografia ka marrë shumë pëlqime e komente, ku në sy të bie ai i të dashurës së tij, Armina Mevlanit. Kjo e fundit ka komentuar me tri emoi zemër.