“Shko fërkohu me Lulin”, Balla shënjestron Shehajn në Kuvend

Facebook
X
WhatsApp
Telegram

Seanca plenare e sotme në Kuvend u karakterizua nga debate të forta dhe ton i lartë mes deputetëve.

Kreu i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, kishte kërkuar një interpelancë me kryeministrin Edi Rama, por ky i fundit nuk u paraqit personalisht, duke dërguar në vend të tij ministren përkatëse. Ky veprim shkaktoi reagime të menjëhershme në sallë.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, iu drejtua Shehajt me tone të ashpra:

“Zoti kryetar, unë s’kam dëgjuar që në fjalën tuaj të keni refuzuar të drejtën për interpelancë. Kam kërkuar 40 interpelanca dhe vetëm 2 janë bërë me atë, ndërsa 38 janë zhvilluar me ministrat që ka deleguar ai.

Pusho ti njëherë, ty s’të kam në refene. Shko merru me Lulin, fërkohu me Lulin, e di shumë mirë që Luli ti sillte çantat. Më e mua do merresh ti? Uhuuu!”

Debati shkaktoi tension në sallë, duke reflektuar mosmarrëveshjet e opozitës me mazhorancën për mënyrën se si trajtohen interpelancat dhe prezenca e kryeministrit në seancat parlamentare.

Publikuar nga Publik Media