Gjykata e Posaçme shpall vendimin për ish-prokurorin e Vlorës, Aurel Zarka.Public Media raporton se trupa gjyqësore, e përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Bibe Ndreca dhe Rudina Palloj, ka vendosur 4 vite burg me gjykim të shkurtuar 1/3, me dënim përfundimtar 2 vite e 8 muaj dhe dënim plotësues 5 vjet jashtë funksioneve publike.Akuzat që rëndojnë ndaj Zarkës janë ushtrimi i ndikimit të paligjshëm dhe korrupsioni mbasi sic deklaroi prokurori që e hetoi, ai komunikon përmes aplikacionit Sky Ecc me ish-oficeren Erjona Daupaj për të ndërhyrë në fatin e dosjes Toyota Auris, si dhe në dy çështje të tjera në qytetin bregdetar.
