Shpërthen tubacioni i ujit në Fresk, ‘shatërvani’ iu bën lavazh makinave që lëvizin

VIDEO

Një shpërthim i tubacionit të ujit në Fresk, Tiranë, ka shkaktuar krijimin e një shatërvani në mes të rrugës. jTubacionet e amortizuara nuk kanë qëndruar dot me presionin e ujit të pijshëm, duke rezultuar në shpërthimin dhe derdhjen e tij në rrugë.

Pamjet e dërguara në redaksi tregojnë se shpërthimi i tubacionit të ujit ka krijuar një shatërvan që luan rolin e një lavazh makinash për çdo automjet që kalojnë në rrugë. Kjo situatë ka shkaktuar kaos, ndërsa shpërthimi i tubacionit ka krijuar rrezik, duke u ngritur presioni i ujit deri te kabllot elektrike. Defekti në rrjetin e Ujësjellësit në zonën e Freskut ka shkaktuar rrjedhje të mëdha uji në rrugë dhe përmbytje.

Publikuar nga Publik Media