Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme, më 28 maj, në afërsi të burgut të sigurisë së lartë në Fushë-Krujë, duke shkaktuar panik dhe shqetësim te banorët e zonës.
Fillimisht dyshohej se shpërthimi ishte shkaktuar nga një defekt në një gjenerator pranë institucionit penitenciar, por hetimet paraprake të deritanishme hedhin dyshime serioze se bëhet fjalë për një sasi lënde plasëse të dyshuar si tritol.
Burime për Publik.al bëjnë me dije se në vendngjarje janë nisur edhe forca shtesë nga Policia e Tiranës për të asistuar në hetime. Grupi hetimor ndodhet në terren dhe po punon për të zbardhur rrethanat dhe motivet e mundshme të ngjarjes, duke analizuar kamerat e sigurisë dhe dëshmitë e para.
Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar nga shpërthimi. Zona është rrethuar nga forcat e rendit dhe po mbikqyret nga afër, ndërsa pritet që në orët në vijim të ketë një deklaratë zyrtare nga autoritetet për të sqaruar publikun mbi natyrën dhe qëllimin e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Shpërthimi pranë një institucioni me siguri të lartë si burgu i Fushë-Krujës ngre shqetësime serioze për sigurinë, dhe rikthen në vëmendje nevojën për forcimin e kontrollit dhe mbikëqyrjes në zonat që lidhen me sistemin penitenciar.
bakterin salmonela në një kopsht publik në qytetin e Gramshit, tronditi opinionin publik, Partia Demokratike…
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mesditën e sotme pyllin me pisha në…
Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur sot rreth orës 13:35 në rrugën…
I lanë pas dore nga politika Europiane, të cilët e takojnë vetëm kur vijnë në…
Ra nga lartësia e një pallati në ndërtim 47 vjeçari nga Bosnje Hercegovina, i cili…
Një turist i huaj ka humbur jetën dhe një i dytë është gjetur në situatë…