Bota

Shpërthime në Tel Aviv dhe Jeruzalem nga raketat iraniane

Tensionet në Lindjen e Mesme kanë shpërthyer sërish, pasi shpërthime të fuqishme u dëgjuan këtë mëngjes mbi Tel Aviv dhe Jerusalemin Perëndimor, në vijim të një paralajmërimi nga ushtria izraelite për një sulm me raketa të lëshuara nga Irani.

Sipas një deklarate zyrtare, ushtria izraelite njoftoi se forcat ajrore po ndërhyjnë për të “ndërprerë dhe goditur kërcënimin kur është e nevojshme”, ndërsa qytetarëve iu kërkua të qëndrojnë në vende të sigurta.

Rreth 20 minuta më vonë, ushtria bëri të ditur se në disa zona qytetarët mund të dalin nga strehimet, ndërsa situata po vlerësohet në kohë reale.

Policia izraelite konfirmoi se ekipet e kërkim-shpëtimit janë në terren në disa vendndodhje, ku janë raportuar goditje nga raketa. Sipas raportimeve zyrtare, raketa dhe copa shrapneli kanë rënë në zonën e Tel Avivit, duke shkaktuar dëme materiale, por pa viktima apo të lënduar.

Shërbimi zjarrfikës njoftoi për një sulm me raketë dhe zjarr në distriktin Dan, një zonë urbane që përfshin pjesë të Tel Avivit dhe rrethinave. “Rreth orës 08:45 [05:45 GMT], u morën shumë telefonata për një sulm me raketë dhe zjarr në zonën Gush Dan. Forcat zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes,” thuhet në deklaratë.

Ndërkohë, sipas raportimeve, raketat iraniane kanë goditur katër pika në Izrael, përfshirë një ndërtesë tetëkatëshe në Herzliya, si dhe kanë shkaktuar zjarr në një autobus të boshatisur në një qytet bregdetar. Nuk raportohet për viktima nga kjo breshëri e fundit sulmesh.

Ngjarjet e fundit vijnë në një moment kritik të përshkallëzimit të konfliktit mes Izraelit dhe Iranit, i cili ka ngritur shqetësime të mëdha për sigurinë rajonale dhe përfshirjen e aktorëve ndërkombëtarë në përpjekjet për ndërmjetësim./Aljazeera/

Recent Posts

  • Showbiz

Edi ngriti një nga dollitë më të mira të mbrëmjes për Alex

Vogue publikon foton e kryeministrit me dhëndrin Alex Soros, djali i filatropit dhe investitorit George…

1 minute ago
  • Flash News

Dosja 5D/ Gjykata e Posaçme dënon me 8 muaj Eglantina Zeren

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar shpalli të…

6 minutes ago
  • Denoncime

SHISH gjurmon gazetarët dhe biznesmenët për qeverinë

Sipas raporteve të partnerëve ndërkombëtarë dhe informacionit të konfirmuar nga burime të sigurisë, Shërbimi Informativ…

1 hour ago
  • Bota

FOTO/ Dëmet që kanë shkaktuar raketat iraniane në Izrael

Pas sulmeve ajrore izraelite mbi Teheranin, shërbimet emergjente janë duke kërkuar mes rrënojave në zonat…

2 hours ago
  • Flash News

Forumi i Kryeprokurorëve në Tiranë

Dumani: Lufta kundër krimit na bashkon, Eurojust nyje strategjike për drejtësinë Altin Dumani, drejtues i…

4 hours ago
  • Flash News

Tentoi të trafikonte armë drejt Gjermanisë, arrestohet në Rinas

Policia Kufitare në Rinas ka goditur një tjetër rast të tentativës për trafik ndërkombëtar armësh,…

4 hours ago