Politike

Shqipëria BE, pritet hapja e negociatave për Grupkapitullin 4

Shqipëria po ecën me hapa të shpejtë në procesin e negociatave. Presidenca e BE-së dhe i dërgoi sot letër Shqipërisë ku i kërkon të paraqesë pozicionin e saj negociues mbi katër kapitujt e përfshirë në Grupkapitullin 4 “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”.

Pozicioni negociues do t’i paraqitet Konferencës së Gjashtë Ndërqeveritare me Shqipërinë, e cila do të organizohet në një datë që do të shpallet së shpejti nga Presidenca e Këshillit të Bashkimit Evropian.

Njoftimi i plotë:

Sot, më 11 qershor 2025, pasi ka konstatuar se Shqipëria është mjaftueshëm e përgatitur për të hapur negociatat, Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, autorizoi Presidencën e BE-së dhe Presidenca Polake i dërgoi sot letrën Shqipërisë ku i kërkon të paraqesë pozicionin e saj negociues mbi katër kapitujt e përfshirë në Grupkapitullin 4 “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”. Pozicioni negociues do t’i paraqitet Konferencës së Gjashtë Ndërqeveritare me Shqipërinë, e cila do të organizohet në një datë që do të shpallet së shpejti nga Presidenca e Këshillit të BashkimitEvropian.

Kapitujt e Grupkapitullit 4 përfshijnë fusha shumë të rëndësishme për ekonominë, biznesin dhe që prekin drejtpërdrejt jetën e përditshme të qytetarëve dhe janë faktor transformimi për zhvillimin afatgjatë të vendit.

Kapitulli 14, i cili trajton politikën e transportit, synon përmirësimin e infrastrukturës dhe sigurisë rrugore e hekurudhore;

Kapitulli 15 lidhet me sektorin e energjisë dhe garantimin e furnizimit të qëndrueshëm dhe të përballueshëm me energji;

Kapitulli 21 fokusohet te rrjetet trans-evropiane dhe ndërlidhjen infrastrukturore të Shqipërisë me vendet e BE-së, si pjesë e rëndësishme e Korridoreve Evropiane;

Ndërsa Kapitulli 27 vlerëson mbrojtjen e mjedisit dhe përballimin e ndryshimeve klimatike, përmes standardeve të larta të BE-së.

Përmes negociatave të këtyre kapitujve, Shqipëria pritet të bëjë hapa konkretë drejt ndërtimit të rrugëve më të sigurta dhe moderne, përmirësimit të ndërlidhjes rajonale dhe evropiane, garantimit të furnizimit me energji të pastër dhe të përballueshme, si dhe mbrojtjes së mjedisit për gjeneratat e ardhshme.

Ky është një investim i drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës së qytetarëve shqiptarë dhe transformimin e pandalshëm të ekonomisë shqiptare në rrugën drejt familjes evropiane.

Ky vendim i Bashkimit Evropian konfirmon ecurinë e suksesshme të Shqipërisë në procesin e anëtarësimit. Ai është një tregues i qartë i përparimit të prekshëm në përmbushjen e reformave ekonomike, i përgatitjes dhe aftësive të të gjitha institucioneve shqiptare dhe aktorëve ekonomik, si dhe Ekipit Kombëtar të Negociatave për anëtarësim, por njëkohësisht përforcon besimin se Bashkimi Evropian mbështet një proces zgjerimi të drejtë dhe të besueshëm, të bazuar në rezultate konkrete, të matshme dhe përmbushje të standardeve evropiane.

Recent Posts

  • Ekonomi

Tatimet në aksion kundër evazionit në AirBnB dhe Booking

Verifikime intensive nga Qershori në Shtator Administrata Tatimore ka zyrtarizuar nisjen e një operacioni kombëtar…

5 hours ago
  • Showbiz

Detaje rreth dasmës mes Huma Abedin dhe Alex Soros

Alex Soros, djali i miliarderit George Soros, do të martohet më 14 qershor në Hamptons…

5 hours ago
  • Publikisht(OP-ED)

Në përvjetorin e 84, PS-ja gjithnjë më e madhe, Shqipëria gjithnjë më e vogël

Nga Lutfi Dervishi PS feston përvjetorin PS-ja gjithnjë e më e madhe, Shqipëria gjithnjë e…

9 hours ago
  • Flash News

Dalin rezultatet e provimit të Maturës në Gjuhën e huaj

Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA) ka publikuar rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj, pjesë…

9 hours ago
  • Our Story

Rama i ftuar në dasmën e Aleks Soros në Amerikë

Ky 12 qershor shënon dhe 34 vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste. Por, ndryshe nga…

12 hours ago
  • Flash News

DHL kërkon 9.2 mln euro, KQZ refuzon pagesat pa transparencë

Skandali i faturës së votës së diasporës: KQZ refuzon të paguajë DHL-në pa transparencë Publik.al…

13 hours ago