Përfundon pjesa e parë e ndeshjes së fundit të grupit B1 në Ligën e Kombeve. Shqipëria zhgënjen tifozët në “Air Albania”, teksa janë mposhtur me rezultatin e pastër 0-2 nga Ukraina.
Në minutën e 5, djemtë e drejtuar nga Silvinjo e panë veten në disavantazh. Gjuajtja e parë në portë solli golin e miqve! Pas një topi të kthyer nga mbrojtja, Zinçenko i vetëm tund rrjetën.
5 minuta më vonë, tanët pësuan edhe golin e dytë. Këtë herë ishte Jaremçuk, i cili shtyu topin lehtësisht në rrjetë.
Me këtë humbje, Shqipëria zbret në vendin e fundit në grup me 7 pikë. Grupi kryesohet nga Çekia me 11 pikë, e ndjekur nga Ukraina në vendine dytë me 8 pikë, ndërsa Gjeorgjai dhe Shqipëria renditet në vendin e fundit me 7 pikë.
Në 7 duelet direkte mes tyre, 5 janë fituar nga Ukraina, me Shqipërinë që ia ka dalë vetëm në një rast të sigurojë fitoren, teksa në një tjetër sfidë gjithçka është mbyllur në barazim.
Fitorja e parë dhe e vetme deri tani e skuadrës sonë është para dy muajsh, ku kuqezinjtë triumfuan 2-1 ndaj ukrainasve në transfertë, takim i vlefshëm për Ligën e Kombeve.
Kuqezinjtë përballë ukrainasve kanë pësuar 15 gola, ndërsa kanë mundur të shënojnë vetëm 6. Statistika këto që tregojnë se Kombëtarja e drejtuar nga Silvinjo nuk ka rrugë tjetër veçse fitores.
Përveç ndeshjes mes Shqipërisë dhe Ukrainës, një sy është në Çeki pasi vendasit presin Gjeorgjinë. 45 minutat e para të këtij takimi janë mbyllur me fitoren e çekëve me rezultatin e pastër 2-0.