Landi Çela
Në një prej vendeve më të varfra të Europës, ku bujqësia përfaqëson rreth 16% të Prodhimit të Brendshëm Bruto – përqindja më e lartë në Europë – Shqipëria paradoksalisht është bërë gjithnjë e më e varur nga importet ushqimore dhe konsumatorët e saj po paguajnë më shumë se qytetarët e vendeve të pasura për produkte bazë edhe se Gjermania.
Sipas Eurostat dhe INSTAT, shqiptarët shpenzojnë mbi 40% të të ardhurave mujore vetëm për ushqime, përqindja më e lartë në të gjithë kontinentin.
Për krahasim, në vendet e Bashkimit Europian, kjo përqindje është rreth 13% dhe në rajon luhatet mes 25-35%.
Një analizë e revistës Monitor tregon se çmimet në Shqipëri për 52 produkte bazë nga ushqimet, kujdesi personal e deri te produktet për fëmijë janë mesatarisht 25.6% më të larta se në Gjermani. Krahasimi u bë mes supermarketeve në Tiranë dhe rrjetit “Penny” në Gjermani, dhe përjashton frutat dhe perimet e freskëta.
Kategoria me diferencat më ekstreme është ajo e produkteve për fëmijë dhe detergjentëve, ku çmimet në Shqipëri janë deri dy herë më të larta. Për shembull, pelenat “Pampers” kushtojnë 27 euro në Shqipëri dhe vetëm 8.7 euro në Gjermani. Shampo “Head & Shoulders” shitet 5.08 euro në Tiranë, ndërsa vetëm 1.79 euro në Gjermani.
Çmimet më të larta në Shqipëri, të ardhurat më të ulëta
Shqipëria është një nga vendet e vetme në Europë që nuk aplikon normë të reduktuar për produktet ushqimore, duke rënduar konsumatorin. Ekspertët theksojnë se kjo situatë thellohet edhe nga kostot e larta të transportit, infrastruktura e dobët logjistike, tregu i vogël dhe mungesa e konkurrencës.
Familjet shqiptare, 40% të buxhetit për ushqime
Sipas INSTAT, një familje shqiptare shpenzon mesatarisht 40% të buxhetit mujor për ushqime, ndërkohë që në vendet e BE-së kjo shifër është rreth 13%. Shqipëria gjithashtu ka një varësi të madhe nga importet, me mbi 1.3 milionë ton ushqime të importuara në 2024 dhe me kosto gjithnjë në rritje.
Pavarësisht forcimit të lekut dhe rënies së çmimeve në tregjet ndërkombëtare, çmimet në tregun vendas nuk janë ulur. Kjo lidhet edhe me elementë spekulimi dhe mungesën e kontrollit efektiv nga institucionet.
Kriza sociale në rritje, ndihma në rënie
Ndërkohë që 42% e popullsisë është në rrezik për varfëri, fondet për ndihmë ekonomike ranë në 1.1% të PBB-së në 2024, nga 1.6% në 2014. Në kushtet kur kostot e jetesës rriten, mungesa e mbështetjes sociale thellon edhe më shumë pabarazinë.
🔴 Në Shqipëri, çmimet janë si në Gjermani por pagat jo. Dhe nëse për gjermanët produktet bazë janë të përballueshme, për shumë shqiptarë, ato janë luks.
Loran Dusha u arrestua në Zimbabve Administratori i “Integrated Technology Waste Treatment Fier”, 42-vjeçari Loran Dusha,…
39-vjeçari që e ktheu rrugën në pistë gare VIDEO Një aksident i rëndë u regjistrua…
Tri licenca janë para-vendosur për t’i marrë Olsi Rama, Gaz Demi, Endri Meksi e Fidel…
Karçanaj merr miliarda për ta mirëmbajtur Portali e-Albania i trumbetuar nga qeveria Rama ka dalë…
Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin zhvilluan një bisedë të re…
Sulm i tmerrshëm, nuk do të tolerohet Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka reaguar pas…