Shqipëria vend strehimi për të kërkuarin ndërkombëtar që punonte për Camorran

Alba Kepi

Autoritetet e Guadia di Finanza Italiane të Milanos, Palermos e Varese kanë arrrestuar në aeroportin e Milanos një 45 vjeçar belg ndërsa mbërrinte nga një udhëtim nga Shqipëria.

Ai ishte shpallur person në kërkim ndërkombëtar prej 14 nëntorit 2024 nën akuzën si kreu i një organizimi kriminal me veprim në Itali, Spanjë, e në vende të tjera të BE si dhe në Zvicër Singapore e Dubai.

Akuza ndaj tij është mashtrim financiar, krime tatimore, pastrim parash në rrethana rënduese të një profilin e dyfishtë të metodave mafioze kamorriste e bashkëpunimin për favorizimin e mafias napoletane Camorra.

Hetimet e Prokurorisë së Milanos e Palermos kanë zbardhur rolin dejtues të tij në një organizimi kompleks shumë nivelesh që funksiononte si një koorporatë multinacionale për pastrimin e taksave përmes sistemit të mashtrimit në sektorin e IT e teknologjisë e riciklimin e të ardhurave të fituara nga aktiviiteti i paligjshëm.

Është dokumentuar një dëm tatimor prej 600 milionë euro dhe 180 milionë euro përfitim nga aktiviteti i paligjshëm.

Prokuroria italiane ka lëshuar ndaj tij urdhrin e sekuestrimit paraprak të 183.726.735,04 euro, për krime tatimore sekuestrimin e 476.371.848, 39 euro dhe sekuestrimin e pasurive të patundshme me vlerë 10.408.580,89 euro nën akuzën e riciklimit të parave të pista.

Operacioni i koduar “Moby Dick” u ekzekutua në bashkëpunim me Prokurorinë Europiane me hetime të nisura më 2020 dhe i shtrirë në 10 vende Ital, Sllovaki, Blegjikë, Hollandë, Luksemburg, Qipro, Kroaci. Spanjë, Bullgari, Ceki.

Ky operacioni i dha një goditje mafias ekonomike me veprim në 400 kompani në sektorin e IT e tekonologjisë, mori nën hetim 195 e zbardhi një xhiro biznesi aferash prej 1.3 miliardë euro.

Në Itali operacioni “Moby Dick” vuri në masë ndalimi 45 personave.

Publikuar nga Publik Media