VIDEO
Kreu i Shoqatës së Turizmit ngre alarmin: Shqipëria po humbet turistët kosovarë
Shqipëria po rrezikon të humbasë një nga tregjet më të qëndrueshme të turizmit – vizitorët nga Kosova. Alarmi është dhënë nga Zak Topuzi, kreu i Shoqatës së Turizmit në Shqipëri, i cili në një deklaratë publike ka treguar se bashkëpunimi i intensifikuar midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut po orienton turistët drejt Greqisë.
“Rajoni është bërë më gati sesa ne. Kosova është lidhur me Maqedoninë për të kaluar më kollaj në Greqi”, tha Topuzi.
“Kjo tregon se ka një mungesë përgatitjeje nga ana jonë për të mbajtur dhe rritur interesin e turistëve kosovarë në Shqipëri.”
Një alarm që nuk ka të bëjë vetëm me sezonin veror
Topuzi thekson se problematika nuk kufizohet vetëm në muajt e verës, por lidhet me dështimin për të krijuar një eksperiencë turistike gjithëvjetore për qytetarët e Kosovës, veçanërisht të rinjtë.
“Ne nuk jemi gati për të rinjtë kosovarë. Ata duhet të kenë mundësi të kalojnë pothuajse të gjithë vitin në Shqipëri. Duhet të bëhemi një vend ku ata ndihen të mirëpritur, të angazhuar, ku të kenë çfarë të bëjnë.”
Mungesa e vizionit dhe ofertës turistike po largon turistët tradicionalë
Sipas Topuzit, Shqipëria ka qëndruar pas në raport me fqinjët që kanë kuptuar se turizmi nuk është vetëm “det dhe diell”, por një industri që kërkon ofertë të diversifikuar, përgatitje logjistike dhe përfshirje komunitare.
“Kemi nevojë për produkte të reja turistike: nga kultura, tek natyra, sporti, gastronomia dhe eventet rinore. Nuk mund të mbetemi peng i sezonit veror dhe bregdetit.”
Çfarë rrezikon Shqipëria?
Kosovarët kanë qenë për vite me radhë shtylla e turizmit shqiptar, veçanërisht në jug të vendit. Me largimin e tyre drejt Greqisë dhe Maqedonisë, Shqipëria humbet:
Kërkohet reagim institucional, jo propagandë sezonale
Thirrja e Shoqatës së Turizmit është e qartë: duhet një plan kombëtar për mbajtjen dhe nxitjen e turizmit kosovar në Shqipëri, jo fushata të përvitshme që zgjasin sa një spot veror.
Në një kohë kur rajoni po punon me ritme të shpejta për të thithur turistët, institucionet tona flenë gjumë , ndërsa vizitorët e saj më besnikë po i bën gati valixhet për destinacione të tjera.
Ditën e sotme ka ndërruar jetë diplomati Ilir Shqina. Shqina ka qenë ish-bashkëshorti i Grida…
As nuk mendoj të flas ndonjëherë me Elonin e shkretë! Marrëdhëniet mes Donald Trump dhe…
ASHK Lezhë punon në Kurban Bajram: Publik.al | Investigim denoncues | 6 Qershor 2025 Një…
Është zbardhur dëshmia e autorit i cili plagosi çiftin e bashkëshortëve Gosë, Rrogozhinë. Shpëtim Osma ka…
Një 28- vjeçar i identifikuar si Fatjon Spahu është arrestuar nga Policia e Vlorës dhe…
Për rritjen e flukseve turistike, +136% krahasuar me periudhën para pandemisë Shqipëria vijon të jetë…