Shqiptarët shpenzojnë gati gjysmën e të ardhurave të tyre për ushqime, ndërkohë që çmimet për shumë produkte bazë janë më të larta se në Gjermani një ndër vendet më të zhvilluara të Europës.
Një analizë krahasuese nga “Monitor” tregon se për 52 produkte të përditshme, që nga panolinat e fëmijëve deri tek shampoja apo djathi, shqiptarët paguajnë mesatarisht 25.6% më shumë sesa gjermanët.
Kjo ndodh në një vend ku të ardhurat për frymë janë 6 herë më të ulëta se në Gjermani dhe ku një familje mesatare shpenzon rreth 40% të buxhetit mujor vetëm për ushqim – niveli më i lartë në Europë. Në Bashkimin Europian, kjo shifër është rreth 13%.
Arsyet janë të njohura: TVSH 20% për ushqimet, ndër më të lartat në Europë (kundrejt 7% në Gjermani apo 5% në Maqedoni); varësi ekstreme nga importet, që në vitin 2024 kapën nivelin rekord prej 1.3 milionë tonë ushqime; dhe një sistem transporti i shtrenjtë dhe i papërshtatshëm, pa hekurudha dhe me naftë ndër më të shtrenjtat në Europë.
Për më tepër, mungesa e konkurrencës ka lejuar oligopolet në treg, ku pak firma kontrollojnë importin dhe shpërndarjen e ushqimeve, shpesh me marzhe të larta fitimi dhe pa presion real për të ulur çmimet.
Ndërkohë që shumë vende të BE-së kanë reduktuar përkohësisht ose përgjithmonë TVSH-në për ushqimet bazë për të përballuar krizën e inflacionit, Shqipëria mbetet një ndër të paktat shtete që vazhdon ta taksojë bukën, qumështin apo vezët me normën e plotë.
Pasojat janë të rënda: ndihma ekonomike për shtresat në nevojë ka rënë në vetëm 1.1% të PBB-së, ndërkohë që rreth 42% e popullsisë shqiptare është zyrtarisht në rrezik për varfëri.
Në vend që të rregullojë tregun apo të ndihmojë konsumatorët më të varfër, shteti shqiptar po përfiton nga çmimet e larta për të mbushur arkën e vet, duke lënë qytetarët të përballen të vetëm me faturat e kripura të supermarketit.
/publik.al/
Në këtë foto tronditëse nga revolucioni iranian i vitit 1979, shihet një nga fytyrat…
Njerëzit e thjeshtë duhet të vuajnë për ujë, ndërkohë që vazhdon përplasja mes dy klaneve…
Trump, Netanyahu dhe Khamenei Kjo që ndodhi nuk ishte e pashmangshme.. Sulmet ajrore të vazhdueshme,…
Kush është pyetur në SPAK Publikuar më: 15 qershor 2025 | Gjurmusi Në muajin prill,…
Autoritetet iraniane kanë konfirmuar vrasjen e shefit të njësisë së inteligjencës së Gardës Revolucionare Islamike…
Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të diel në afërsi të Milotit, ku një i…