Arrestohet Belina Pupa, aktori arratiset jashtë vendit

Vis Pupa me bashkëshorten
Belina Pupa, terapiste dhe një nga influencueset më të ndjekura në rrjetet sociale shqiptare, me mbi 80 mijë ndjekës, ndodhet nën vëmendjen e autoriteteve australiane pasi akuzohet për kultivim të një sasie të konsiderueshme kanabisi dhe për ndërhyrje të paligjshme në sistemin e furnizimit me energji elektrike. Kjo ngjarje ka tronditur jo vetëm ndjekësit e saj virtualë, por edhe komunitetin shqiptar në diasporë ku ajo ka qenë një figurë e dalluar në promovimin e shëndetit mendor.

E martë, në sallën e Gjykatës së Magjistraturës në Adelaide, Belina Pupa u shfaq përballë drejtësisë pa dhënë ende një deklaratë fajësie. Ajo është bashkëshortja e aktorit të njohur shqiptar, Elvis (Vis) Pupa, i cili është gjithashtu i përfshirë në çështjen penale por aktualisht është në kërkim, pasi është larguar nga Australia.

Sipas dokumenteve të paraqitura në gjykatë, autoritetet dyshojnë se në periudhën 1 janar – 4 prill 2025, në një pronë në Ascot Park janë kultivuar 43 bimë kanabisi. Zbulimi i kësaj prone dhe aktivitetit të dyshuar kriminal ka ngritur shqetësime serioze për rolin e Belina Pupës dhe të bashkëshortit të saj në këtë çështje.

Avokati i Pupës ka kërkuar që të ndryshohen kushtet e lirimit me kusht për klienten e tij, duke theksuar nevojën që ajo të udhëtojë jashtë Australisë për arsye pune. “Ajo ka një biznes ndërkombëtar me klientë në Shqipëri, SHBA dhe Australi dhe shpenzon rreth tre muaj në vit në Shqipëri, ku jep shërbime terapeutike edhe në media,” u argumentua në seancën gjyqësore.

Prokuroria, megjithatë, e kundërshtoi me forcë këtë kërkesë, duke e cilësuar rastin si të rëndë dhe duke theksuar faktin që bashkë-akuzuari, Elvis Pupa, ndodhet në arrati. Autoritetet kërkuan që të ruhej masa aktuale për të garantuar vijimësinë e hetimeve dhe paraqitjen e të pandehurës në seancat e ardhshme.

Pas dëgjimit të palëve, magjistratja vendosi të shtyjë seancën për javën e ardhshme, ndërsa lejoi Belina Pupën të qëndrojë në liri me kusht deri në shqyrtimin e radhës.

Dokumentet e gjykatës, të siguruara nga gazeta “The Advertiser”, pretendojnë se znj. Pupa ka kultivuar marijuanën midis datës 1 janar dhe 4 prill të këtij viti.

Drogë në Australi, shpallet në kërkim Vis Pupa; procedohet

Publikuar nga Publik Media