Klodian Tomorri
Ministri i Jashtëm ka filluar të shpërndajë pasaporta diplomatike për gazetarë, në kundërshtim të plotë me konventat ndërkombëtare dhe ligjet e brendshme.
Këto dy javët e fundit ka shpërndarë më shumë se një. Në këmbim kap ndonjë personazh viti diku.
Ligji përcakton se pasaportat diplomatike lëshohen vetëm për qeveritarët e lartë dhe diplomatët. Nuk ka pasaporta diplomatike për gazetarë. Ka vetëm nga një pasaportë shërbimi për redaksi.
Por Hasani me Ramanin nuk pyesin për ligje. As për konventa. Se nuk i bën Hasani këto punë. Është komandanti lart që jep direktivat.
Para ca kohësh Rama goditi fshehurazi ministrin e Jashtëm të asaj kohe, Ditmir Bushatin. Këtij nuk ia bënë kështu, me këtë stilin e Nesti Agonit, por zgjodhën metodë tjetër. Futën Top Channel ta godiste. Motivi i goditjes ishte se kishte shumë pasaporta diplomatike dhe shërbimi.
Pas emisionit doli vetë Rama dhe tha do të shkurtojmë kategoritë përfituese dhe gjëra si këto. Ky ishte rezultati i shkurtimit. Tallava me pasaporta diplomatike, që lëshohen në kundërshtim me ligjin, si në ato sulltanatet e Lindjes.