Rritja e çmimit të naftës ka sjellë një tjetër goditje për qytetarët, këtë herë në transportin ndërqytetas. Udhëtarët që lëvizin mes Korçë dhe Tiranë tashmë duhet të paguajnë më shumë për të njëjtin shërbim.
Sipas operatorëve të linjave, çmimi i biletës vajtje-ardhje është rritur në 1600 lekë, nga 1400 lekë që ishte më parë. Kjo rritje lidhet drejtpërdrejt me kostot më të larta të karburantit, të cilat kanë ndikuar në mënyrë të ndjeshme në shpenzimet e transportit.
Udhëtarët shprehen të shqetësuar për këtë ndryshim, duke theksuar se çdo rritje, sado e vogël, rëndon buxhetin familjar, sidomos për ata që udhëtojnë shpesh për arsye pune apo studimi.
Operatorët nga ana tjetër argumentojnë se rritja ishte e pashmangshme për të përballuar kostot në rritje, ndërsa paralajmërojnë se nëse çmimet e karburantit vijojnë të mbeten të larta, nuk përjashtohet mundësia e ndryshimeve të tjera në tarifat e transportit.







