Ndalimi që nuk ndaloi asgjë
Më 13 mars 2025, qeveria shqiptare shpalli një ndalim njëvjeçar të aksesit në TikTok, duke e justifikuar vendimin me shqetësime për sigurinë kibernetike dhe ndikimin e përmbajtjeve të dëmshme tek të rinjtë. Por realiteti i treguar nga shifrat dhe sjellja e përdoruesve në terren ka rrëzuar totalisht këtë vendim. Ndalimi rezultoi thjesht një deklaratë politike, pa asnjë fuqi efektive për të kontrolluar përdorimin real të aplikacionit.
Në vend që të ndalonte TikTok-un, qeveria frymëzoi përdorimin masiv të VPN-ve. Përdoruesit shqiptarë e anashkaluan bllokimin brenda orësh, duke përdorur rrjete private virtuale për të rifituar aksesin në platformë.
Shifrat që nxjerrin zbuluar “ndalimin”
Sipas të dhënave zyrtare të ByteDance, në fund të vitit 2024, TikTok kishte 1.53 milionë përdorues mbi 18 vjeç në Shqipëri në një vend me vetëm 2.4 milionë banorë. Edhe pas ndalimit, popullariteti i platformës jo vetëm që nuk ra, por u rrit.
Një raport i Pikasa Analytics tregon se postimet në TikTok pësuan vetëm një rënie minimale prej 3.3%, ndërsa shikimet e videove u rritën me 14% krahasuar me javën para ndalimit. Ndërkohë, ProtonVPN raportoi një rritje të jashtëzakonshme prej 1200% në përdorim, vetëm në ditën e parë pas vendimit të qeverisë.
Në App Store, VPN-të renditen në vendin e tretë të aplikacioneve më të shkarkuara në Shqipëri gjatë muajit të fundit – pas ChatGPT dhe Temu – një tregues i qartë i kundërpërgjigjes qytetare ndaj ndalimit.
Influencuesit nuk u ndalën
TikTok në Shqipëri është kthyer në një ekosistem të gjallë të influencuesve, artistëve, aktivistëve dhe madje edhe opozitës politike. Ndër emrat më të njohur, Keishliii vazhdon të ketë një prani të fortë me 134,000 ndjekës, një normë angazhimi prej 5.8% dhe mesatarisht 101,200 shikime për postim.
Ndërkohë, Hatixhe Brika e njohur si Hati , ka parë një rritje prej 30% të ndjekësve që nga fillimi i vitit, duke arritur në 512.5 mijë ndjekës dhe 32 milionë pëlqime totale. Asgjë nuk tregon se ndalimi ka penguar rritjen e këtyre profileve përkundrazi.
Ndalimi ishte një edukim dixhital i pavullnetshëm
Sipas Tomi Kallanxhi, ekspert i teknologjisë dhe analist dixhital, ky ndalim e ka nxjerrë zbuluar paaftësinë e shtetit për të kontrolluar internetin në epokën digjitale.
“Rritja e përdorimit të VPN-ve dhe vazhdimi i përdorimit të TikTok sugjerojnë se qytetarët janë të gatshëm të gjejnë mënyra për të anashkaluar kufizimet,” – thotë ai për Publik.al.
Sipas Kallanxhit, për shumë përdorues, ndalimi u bë një shtysë për të mësuar më shumë teknologji, si përdorimi i VPN-ve, ndryshimi i parametrave të rrjetit, apo instalimi i aplikacioneve alternative mbrojtëse.
“Ironikisht, ndalimi krijoi një efekt edukues. Në përpjekje për të aksesuar TikTok, shumë të rinj u futën në botën e teknologjisë dhe privatësisë online.”
TikTok po zëvendëson YouTube
Një nga arsyet pse ndalimi dështoi, sipas Kallanxhit, lidhet me fuqinë e algoritmit të TikTok, që i jep secilit përdorues përmbajtje të personalizuar në mënyrë pothuajse perfekte. Sot, 67% e të rinjve në Shqipëri e përdorin më shumë TikTok se YouTube – një realitet i ri i konsumit mediatik që politika nuk mund ta injorojë.
“TikTok nuk është më një aplikacion për video të shkurtra. Është argëtim, informacion, tregti dhe aktivizëm në të njëjtën kohë.”
Përtej arsyetimit teknik, ndalimi i TikTok në Shqipëri ka ngritur dyshime për motivime politike. Opozita e ka cilësuar hapur vendimin si një përpjekje për të heshtur zërat kritikë në prag të zgjedhjeve.
Platforma është bërë një dritare e rëndësishme për qytetarët e pavarur, influencuesit politikë, aktivistët dhe denoncuesit, të cilët nuk kontrollohen nga mediat tradicionale të kapura nga qeveria.
Bodyguardi i Ramës, Feti Zeneli, largon shefin Ermal Onuzi Një lëvizje e papritur ka ndodhur…
Spastrime me “projektligj” në diplomaci Në gusht të vitit 2024, kryeministri Edi Rama lavdëroi diplomacinë…
Elona Caslli Në paradhomën e daljeve të rezultateve në provimet e maturës, do të shohësh…
A shadowy name appearing in SPAK’s files In the latest documents obtained from the…
Një emër në hije që shfaqet në dosjen e SPAK Në dokumentet e fundit…
Trafiku i drogës në Finlandë, dyshohet se drejtohej nga një emër i njohur në fushën…