Si e shiti Rilindja Joanën e Manastirliut për 300 mijë lekë, ndërkohë Oigarkët e Shëndetësisë bëjnë namin

FOTO: Joana Duro sekretare e Ministrisë së Shëndetësis që ra në pranga ,

Arrestimi i sekretares së Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro, po krijon valë të reja në rrjetet sociale. Kryeministri Edi Rama kishte paralajmëruar një gjë të tillë disa ditë më parë. Në një eveniment, ai denoncoi skandalin e kapjes së një Sekretare të Përgjithshme duke marrë lekë dhe e konsideroi një veprim të turpshëm. Kapja e një Sekretare të Përgjithshme në flagrancë duke marrë lekë është një situatë e pakuptimtë. Përvoja pozitive nga ky arrestim është që një person i paaftë për të qëndruar në një zyrë shteti është kapur. Uroj që të ketë më shumë raste të tilla, por nuk mund të uroj që të ketë më shumë njerëz që të bëjnë gjëra të tilla”, u shpreh Rama lidhur me këtë çështje.

Joana Duro është arrestuar për shkak të pranimit të ryshfetit në lidhje me një tender për mbikëqyrjen e punimeve në disa qendra shëndetësore. SPAK njoftoi se, pas hetimeve të kryera, kishte dyshime se Joana Duro, në rolin e Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, kishte përfituar në mënyrë të paligjshme një shumë prej 330,000 lekësh për të favorizuar një operator ekonomik.

Joana Duro është arrestuar sepse ka marrë ryshfet për një tender për supervizim punimesh në disa qendra shëndetësore.

Sakaq, tenderi për të cilin bëhet fjalë është ai në foton më poshtë, me vlerë 800 mijë lekë. Firma fituese është “DRICONS”, në pronësi të Vladimir Topit, me ofertën 600 mijë lekë (të reja).

Pra vlera përfundimtare e tenderit është 600 mijë lekë, ndërsa Duro ka marrë si ryshfet 330 mijë lekë, pra sa gjysma.

Gjithsesi, duhet të theksojmë se tenderat me vlerë 600 mijë lekë zor se shihen nga Ministria e Shëndetësisë, Çdo ditë mes biznesmenëve dhe ministres Manastirliu e titullarëve të saj shtetërorë ndahen miliardat me %.

Media ka denoncuar për shumë vite aferat korruptive në sektorin e shëndetësisë, ku tendera me vlera miliona euro përdoren për përvetësimin e parave publike nga oligarkët në bashkëpunim me zyrtarët e shëndetësisë.

Këta zyrtarë janë peshqit e vërtetë të korrupsionit dhe ende mbeten të padënueshëm.

Joana është vetëm një cironkë që u bë viktima e Rilindjes dhe u arrestua për t’u paraqitur para publikut si një hap në luftën e pretenduar të qeverisë kundër korrupsionit të organizuar.

Ironike është fakti se SPAK-u është aktivizuar pas sinjalit të Kryeministrit Rama, ndërsa denoncimet publike të medias për tenderat korruptivë të raportuara çdo ditë nuk janë marrë seriozisht nga prokuroria dhe SPAK-u. Ky fakt vë në pikëpyetje objektivitetin e tyre dhe përgjegjësinë në luftën kundër korrupsionit.

Publikuar nga Publik Media