Ervis Iljazaj
Partia Demokratike ka hyrë prej kohësh në një debate absurd. Retorika e saj publike e vetme është debati mbi drejtësinë. Të gjitha energjitë politike dhe capitali njerëzor i saj janë investuar për të sulmuar drejtësinë . I vetmi debate që i ofron shqiptarëve është se drejtësia është e kapur, se SPAK është organizatë kriminale etj. Madje, ky debate është transferuar edhe në studiot e mediave. Ka shumë kohë që i vetmi debate që zhvillohet në to është nëse drejtësia është e kapur nga pushteti, apo nëse opozita po përndiqet politikisht nëpërmjet drejtësinë.
Në fakt, shumë pak afër zgjedhjeve, kjo është një çështje që shumicës së shqiptarëve nuk u intereston aspak. E para sepse kjo çështje u duket larg halleve të tyre të përditshme. E dyta, sepse shumica e tyre, sipas sondazheve, nuk e besojnë se SPAK është një organizatë criminale. Atëherë, përse Partita Demokratike e cila pretendon të marrë pushtetin e përdor të gjithë artilerinë e saj publike në sulmin kundër saj? Për një arsye shumë të thjeshtë, sepse lideri i saj është në konflikt interesi me drejtësinë. Mirëpo, beteja e tij personale po kthehet në betejën e opozitës shqiptare. Madje, shumë pak afër zgjedhjeve, e vetmja ofertë politike serioze dhe e qartë që i ka paraqitur shqiptarëve, është çmontimi i SPAK. Deri më tani, Partia Demokratike ka vetëm këtë propozim për shqiptarët që është rrënjosur në mendjen e tyre.
Vetëm katër muaj përpara zgjedhjeve, shqiptarët e kanë të vështirë të imagjinojnë se cila është Shqipëria e Partisë Demokratike. Nëse ajo vjen në pushtet në zgjedhjet e ardhshme, si do të jetë ekonomia, rendi, shëndetësia, arsimi, apo dhe gjeopolitika. Ndoshta e kanë dhe programin, por ai akoma nuk ka arritur të depërtojë në mendjen e shqiptarëve. Dhe një ofertë politike, përpara se ta refuzosh apo ta pranosh duhet ta imagjinosh. Nëse Shqipërinë e Edi Ramës e kanë të qartë në mendjen e tyre, shqiptarët e kanë të vështirë të imagjinojnë atë të Partisë Demokratike me Kryeministër Sali Berishën.
Të arrish të përcjellësh te qytetarët vizionin tënd për Shqipërinë, është një elementë kyç për mundësinë e fitores. E pikërisht këtë gjë, Partia Demokratike ende nuk po arrin ta bëjë. Sepse të gjitha energjitë e saj janë fokusuar të beteja me ligjin e liderit të saj. Sot Sali Berisha është një person që zhvillon aktivitetin e tij politik normalisht, edhe pse është në një process. Ka shumë raste që politikanë nën hetim kanë vazhduar betejën e tyre politike dhe procesoet nuk i kanë ndaluar aspak. At the same time, the project is the tyre, the type and the tyre for the sale of the equipment is not the individual with the tyre with the nuk and the futuu dhe partinë në këtë kurth.
Për shembull, në zgjedhjet për President në SHBA, amerikanët e kishin të qartë se çfarë Amerike do të kishin me Trump dhe çfarë Amerike me Harris. Në fund bënë zgjedhjen e tyre për Trump. Nuk kuptohet nëse Partita Demokratike e ka një vizon dhe nuk e përcjell dot te shqiptarët, apo e gjithë beteja e tyre është kundra drejtësisë dhe nuk kanë asnjë qëllim tjetër. Por përderisa nuk do të arrijmë dot ta imagjinojmë Shqipërinë në pushtetin e Partisë Demokratike, është e vështirë ta gjykojmë nëse është i duhuri apo jo.