Si gjenerali italian përfitoi 3 hektarë tokë në Vlorë me ndihmën e Engjëll Agaçit dhe “mbylli sytë” për kanabisin!

Pas daljes në pension, Lisi erdhi në vendin tonë ku mori rreth 3 hektarë tokë dhe 8 apartamente në Vlorë nëpërmjet ndihmës së Engjëll Agaçit.

Televizioni italian “Rai 3” duket se ka trazuar qeverinë shqiptare. Edhe pse u thanë gjëra që ne të gjithë i dinim, kryeministri Rama është tërbuar, duke mos lënë media pa dalë për të sulmuar televizionin italian. Por nga të gjitha akuzat që ngrihen nga “Rai”, ka një element shumë interesant, i cili në fakt nuk është zhvilluar.

Në përgjigjet e publikuara dje, gazetarët pyesin Engjëll Agaçin mbi një tokë që ka përfituar gjenerali italian Fabrizio Lisi, duke u fshehur pas një fondacioni. Agaçi pranon se fillimisht ju ngarkua atij si proces, por më pas ai mori detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm.

Por cila është historia në fjalë? Çfarë roli ka Agaçi? Mbi këtë aferë në fakt ka hedhur dritë Projekti i Raportimit të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (OCCRP), në një investigim të mëhershëm, të cilin po e rikthejmë për publikun.

Lisi në atë kohë ishte kreu i Interforcës që merrej me monitorimin e fushave me kanabis në vendin tonë. Dyshimet janë se në këmbim të pronave në bregdet, ai mbylli sytë dhe raportoi se kanabisi ishte zhdukur.

OCCRP kishte siguruar dokumente që tregojnë se si një fondacion bamirësie i udhëhequr nga një polic i lartë financiar italian, dhe i këshilluar nga një avokat (Engjëll Agaçi) që do të bëhej njeriu i djathtë i Ramës, arritën një marrëveshje me figurën e botës së krimit.

Pas daljes në pension, Lisi erdhi në vendin tonë ku mori rreth 3 hektarë tokë dhe 8 apartamente në Vlorë nëpërmjet ndihmës së Engjëll Agaçit. Ai e mori tokën duke u fshehur pas fondacionit “Luca dhe Marco Eftimiadi” dhe së bashku me anëtarët e bordit firmosën një kontratë marrje pronash nga Artur Shehu në vitin 2015 në këmbim që të mos kërkonin tokat e paraardhësve të tyre në qytetin bregdetar.

Fondacioni “Luca dhe Marco Eftimiadi” u krijua më 2013 për të rimarrë tokat në qytetin shqiptar të Vlorës që familja Eftimiadi la pas kur emigruan në Itali në fillim të shekullit të 20. Por kur Fabrizio Lisi, një oficer i lartë i Policisë Financiare Italiane dhe President i Bordit të Fondacionit dhe Engjëll Agaçi, një avokat që u bë këshilltari më i lartë i Ramës më 2013, zbuluan se toka stërgjyshore ishte pushtuar në mënyrë të paligjshme, Lisi vendosi të heqë dorë nga familja dhe negocioi me uzurpatorët”, thuhet në shkrim.

Më tej shkruhet se: “Lisi dhe një anëtar i bordit i quajtur Giampaolo Polverini thanë se Agaçi rreshti së luajturi rol negociator “pasi u fut në qeverinë Rama në vitin 2013. Një tjetër anëtar i bordit të fondacionit, një ish-diplomat italian me emrin Eugenio Campo, i tha OCCRP se Lisi dhe Agaçi vazhduan të mbajnë lidhje në çështjet që lidheshin me fondacionin edhe pasi Agaçi mori postin e nivelit të lartë në Kryeministri. Alessandro Bernadini, që u punësua nga Lisi për të zhvilluar tokën në breg të detit shkon edhe më tej. Ai i tha OCCRP se ‘Lisi nuk bënte dot asnjë lëvizje nëse Agaçi nuk i jepte leje atij’.”

Artikulli i plotë

Nga apartamenti i tij që sheh nga laguna e Nartës në jugun piktoresk të Shqipërisë, 72 vjeçari Jorgaq Subashi mund t’i hedhë një sy tokës e cila iu rikthye në 1993 si pasojë e akteve të qeverisë për t’i kthyer pronat e konfiskuara gjatë regjimit komunist pronarëve të tyre.

Por, ai nuk lejohet që të shkelë aty.

Thuajse tre dekada pasi ka fituar tokën e tij, Subashi dhe 34 fshatarë të tjerë nuk kanë marrë ende certifikatën e pronësisë. Ata mbeten peng i një burokracie, në dukje, të pafundme, ndonëse gjykata ia ka konfirmuar se prona e tyre i është kaluar paligjshmërisë Shehut, një familje e lidhur me vjedhjen e rripave të ndryshme të tokës pranë bregdetit në qytetin e Vlorës.

‘Ne e dimë që tokat tona janë marrë nga ne si pasojë e kolektivizimit gjatë regjimit komunist’ u shpreh Subashi. ‘Pas viteve 1990 shteti na i ktheu ato, por ne ende nuk mund t’i regjistrojmë.’

Situata e vështirë e fshatarëve është e njohur në vendet Ballkanike, që janë ndër vendet më të varfëra në Evropë, ku përpjekja për reformën e tokës është vështirësuar nga keqmenaxhimi dhe korrupsioni. Në disa raste procesi ka qenë i sulmuar nga gangsterë si Artur Shehu, i cili, së bashku me familjen e tij, akuzohet për vjedhjen e gati 500 hektarëve të pasurive të patundshme kryesore pranë Vlorës.

Një figurë e botës së nëndheshme me lidhje të forta me organizatat kriminale në Shqipëri dhe një dege të fuqishme të mafies Italiane, Shehu u largua nga vendlindja e tij në 1999 pas një shkëmbimi zjarri në barin e tij që rezultoi me viktima.

Atij iu sigurua një azil politik në SHBA në 2001. Në 2019 mori ‘green card’, duke i hapur rrugën kështu fitimit të nënshtetësisë amerikane.

Ndonëse iki nxitimthi nga vendi, ai vazhdoi të drejtonte operacionet në vendlindjen e tij nga një rezidencë e madhe e stili neokolonial në brigjet e Floridas.

Shehu nuk është akuzuar zyrtarisht për një krim, por bashkëpunëtori i tij Pellumb Petritaj, i cili mbikëqyr shumë nga pronat e tij, është shpallur fajtor për përdorimin e falsifikimit për të marrë tokë në emër të familjes Shehu.

Sakaq, veprimtaria e Shehut është e mirënjohur në nivel lokal. Një komision gjyqësor e ka përshkruar atë në 2017 si ‘një lojtar kyç në procedurat e zaptimit të pronave në Vlorë.’

Kur u pyetën pse nuk ishte ndërmarrë asnjë veprim kundër Shehut pavarësisht provave nga çështje të shumta dhe juridiksione, zyra e prokurorëve në Vlorë nuk pranoi të komentonte.

Shehu refuzoi t’i përgjigjej pyetjeve në lidhje me çështjen. Në fakt ai tentoi t’i afrohej OCCRP përmes ndërmjetësve, që i ofruan gazetares ‘çfarëdo që të dëshirojë’ në këmbim të mospublikimit.

Në të njëjtën kohë, pas viteve të mbajtjes së një profili të ulët në vendin e tij të lindjes dhe punës përmes ndërmjetësuesve, emri i Shehut kohët e fundit është shfaqur në dokumente që tregojnë interesa të reja biznesi në Rivierën shqiptare, një shtrirje e gjatë e vijës bregdetare me ngjyrë bruz përgjatë detit Adriatik.

Në vitin 2019 ai bashkë-financoi ndërtimin e një hoteli përmes firmës së quajtur Portonova, e cila bashkë ndan emrin me një plazh në rrethinat e Vlorës. Në Prill të vitit të shkuar ai hapi një tjetër firmë për të zhvilluar turizmin, Adhesnis.

Me sa duket Shehu po përpiqet të vetë prezantohet përmes një imazhi të ri-një imazh i cili është shumë larg figurës me të shkuar kriminale në qytet i cili dikur i shtinte frikën edhe gangsterëve.

Qyteti i bandave

Jeta në Vlorë në fund të viteve 1990 ishte një tmerr i vërtetë. Hadër Cako, që kryente detyren e shefit te krimeve e investigative në policinë lokale në atë kohë, kujton se për shumë vite, qyteti i tërë ishte nën thundrën e bandave lokale.

Ekonomia shqiptare ra në kolaps, pasi disa skema piramidale të përhapura në të gjithë vendin u shpërbënë në 1996 dhe 1997 dhe vendi u përfshi në konflikt civil, duke sjell një ndërhyrje ushtarake të Kombeve të Bashkuara të udhëhequr nga Italia.

Shqiptarët kërkuan që t’i ikin varfërisë duke kaluar detin Adriatik për në Itali. Trafikimi qenieve njerëzore – që ishte i ligjshëm në Shqipëri deri në 1995 – po lulëzonte në atë kohë.

‘Komisariati i policisë ishte pa dyer dhe dritare, pa qeli’-u shpreh Cako për OCCRP.

‘Qyteti ishte totalisht nën kontrollin e bandave kriminale. Qyteti ishte një arenë vrasjesh brutale, përdhunimeve, vjedhjeve dhe rrëmbimeve,’

Shehu, që mbante post në gardën e Shqipërisë, ishte i njohur në atë kohë ndër radhët e policisë në Vlorës për përfshirje veprimtari kriminale, sipas një ish shefi policie në Vlorë që nuk preferoi të bëhej publik për arsye të sigurisë personale.

‘Ai kishte një hotel; më pas ndërtoi dhe kazino’ u shpreh ish zyrtari.

‘Ndonëse të gjithë e dinin që ai ka qenë i angazhuar në trafik qenies njerëzore, [Shehu] mbajti një profil të ulët.’

Dritan Zagani, që drejtonte njësinë anti-narkotik në qytetin e Vlorës në fund të viteve 1990 u shpreh se ka bashkëpunuar me njësinë anti-drogë në Itali duke hetuar një linjë kriminale ku dyshohej se qe përfshirë Shehu.

‘Ka qenë një investigim i hapur për një grup të organizuar kriminal Italo-Shqiptar për trafik të qenieve njerëzore dhe narkotikëve’ u shpreh Zagani.

Cataldo Motta, një ish prokuror në Lecce, që ndodhet vetëm 112 km në perëndim ta ujërave që lagin Vlorën, kujton gjithashtu se rasti që përfshinte Shehun ‘Ai qe një emër i mirënjohur. Ai qe në fashikujt tonë si i dyshuar për trafik droge.’

Shehu i dha OCCRP një letër që datonte në Qershor 2016 e firmosur nga zyra e prokurorit në Lecce ku thuhet se ai nuk ishte dënuar në atë juridiksion, por refuzoi të përgjigjej në pyetjet në lidhje me këtë çështje, ose të komentonte për këtë histori.

Zagani u shpreh se koha e Shehut në Vlorë, përfundoi kur ai u detyrua të ikte nga Shqipëria pas një shkëmbimi zjarri që shpërtheu në 1999 në një bar që ai e zotëronte. Sipas tij anëtarët e bandës së tij vranë dy njerëz në këtë sulm, përfshirë edhe dajën e Shehut, Luan Bedinin.

‘Luani vdiq në duart e Arturit dhe ai u betua se do të hakmerrej për vrasjen e dajës së tij,’ u shpreh Zagani në një intervistë.

Ai u shpreh se policia e kërkonte atë për të pyetur Shehun në lidhje me shkëmbimin e zjarrit dhe dyshimet për përfshirjen e tij në sindikatën lokale të krimit, por ai iku nga vendi.

Sipas dokumenteve të gjykatës së SHBA, Shehu ka qenë rezident i këtij vendi së paku që nga viti 2001, kur atij iu mundësua azil. Shërbimet e Shtetësisë dhe Imigracionit të SHBA, të cilat përpunojnë kërkesat e azilit, thanë se nuk ishin në gjendje të zbulonin ndonjë informacion mbi çështjen.

Në 2005, ai shkoi në Miami Beach, ku ndërtoi një rezidencë të madhe të stilit kolonial, të zbukuruar me kolone dhe me një kreshtë të zbukuruar me një pamje të bukur nga një fushë golfi. Vlera e pronës është thuajse 3 milion USD. Regjistrat e pronave në Florida tregojnë se, përveç vilës me katër dhoma gjumi, Shehu kishte më parë një seri vilash nëpër Miami.

Shtëpia e Shehut shtrihet në një lagje të pasura vetëm disa minuta larg bregut të oqeanit, me një lëndinë të rrethuar nga pemët. Dy makina Mercedes-Benz ishin parkuar në rrugëkalim kur një reporter nga Miami Herald vizitoi pronën.

Përveç vendosjes së një letre me pyetje në kutinë postare të Shehut, Herald gjithashtu dërgoi pyetje përmes Fedex, për të cilat dikush në adresë nënshkroi. Pak më vonë, Shehu kontaktoi një reporter në Shqipëri përmes një ndërmjetësi, i cili ofroi ‘çfarë të doni’ në këmbim të heqjes së lajmit.

Lidhjet me Mafian

Megjithëse Shehu ka shpenzuar thuajse dy dekada duke jetuar në Majemi si refugjat, hetuesit e anti-mafia në Itali besojnë se ai ka vazhduar të orkestrojë biznesin e tij në qytetin e lindjes, Vlorë.

Guglielmo Cataldi, një prokuror në qytetin e Lecces, u shpreh se Shehu është hetuar në 2012 për rolin e tij në investimin e parave për Albino Prudentino, një anëtar i rëndësishëm i organizatës mafioze Sacra Corona Unita, në Shqipëri.

Një vendim gjykate në Itali i siguruar nga OCCRP tregon se që nga 2009, Prudentino ka marrë me qira katin e parë dhe të dytë të një godine luksoze në zotërim të Shehut në Vlorë në zonën e Ujit të Ftohtë. Bosi i klanit mafioz italian ka drejtuar një restorant dhe më pas një ëmbëltore në katin e parë dhe më pas në të dytin kishte një kazino.

Prudentino u shpall fajtor në 2013 për pastrim parash të mafias përmes këtyre bizneseve. Prokurorët italianë e lidhin pasurinë prej 1 milion euro të Shehut të siguruar nga ky aktivitet.

Shehu nuk u akuzua në Italia, por Cataldi u shpreh se rasti kundër tij iu kalua autoriteteve shqiptare për ta hetuar.

 ‘Në atë kohë, ai kishte raporte të forta me Shqipërinë, prandaj ishte një problem juridiksioni’ u shpreh Cataldi. ‘Ne i dërguam të dhënat që kishim në Shqipëri, duke i treguar se ku janë bërë investimet. Por unë nuk e di se si ka vazhduar ai investigim.’

Zyra e policisë në Vlorë nuk komentoi këtë situatë.

Duke nisur nga 2006, nga rezidenca e tij luksoze në Miami, Shehu u angazhua në krijimin e një portofoli të madh të pronave rreth e qark Vlorës-përmes mjeteve që banorët vendas shprehen se janë të paligjshme.

Edhe pse ai dhe familja e tij përfituan nga mashtrimi i pretenduar, Ai nuk është akuzuar asnjëherë në Shqipëri në lidhje me çështjet e pronave, por ortaku i tij Pëllumb Petritaj u dënua në 2018 për falsifikim të dokumenteve të tokës për të uzurpuar 187 hektarë tokë.

Në çështje të tjera gjyqësore që përfshijnë një total prej gati 300 hektarësh përreth Vlorës, ku Shehu dhe anëtarët e familjes së tij akuzohen për rrëmbimin e pronës përmes falsifikimeve të ngjashme. Kjo përfshin tokën në brigjet e Lagunës së Nartës që Subashi dhe bashkëfshatarët e tij thonë se u ishin vjedhur atyre.

Në këto raste, disa prej të cilave janë çështje ende gjykim, Petritaj do të falsifikonte dokumentet me ndihmën e zyrtarëve lokalë në mënyrë që të uzurponte pjesët më të mira të tokave në emër të Arturit apo të të atit, Ramis. Ndonjëherë një palë e tretë do të përfshihej dhe më pas do t’ia kalonte tokën Shehut.

Ndonëse në mungesë të veprimeve ligjore kundër Shehut, disa anëtarë të gjyqësorit janë në dijeni të reputacionit të tij dhe rolit të tij në shpronësimet e tokave për rreth Vlorës.

Një rast disiplinor i 2017 e gjeti gjyqtarin e Vlorës, Artur Malaj, të pushuar nga funksionet e tij gjyqësore për shkak të mungesës së etikës, duke përfshirë edhe një çështje të ngritur në lidhje me Shehun. Mes zbulimeve të komisionit që investigoi çështjen e tij u zbulua se tre anëtarë të familjes së tij kishin blerë tokë nga Shehu ndërsa Malaj nuk i kishte raportuar këto prona në komision.

‘A. Sh është i dyshuar si një lojtar kyç në procedurën e uzurpimit të paligjshëm të pronave në Vlorë dhe sipas informacioneve që ne kemi ai është i dyshuar për procedura legale jashtë Shqipërisë në lidhje me disa vepra penale,’ shkruan raporti në lidhje me Shehun.

Gjyqtari i tha OCCRP se vetëm një anëtar i familjes së tij ka blerë tokë nga Shehu. Ai tha se nuk kishte dije në lidhje me këtë periudhë të investigimit dhe këmbënguli se nuk kishte pasur kontakte me Shehun.

‘Kam qenë gjyqtar në qytetin e Vlorës për rreth dhjetë vjet. Në asnjë rast unë nuk kam ndonjë rast prone apo raste të tjera që kanë lidhje me Artur Shehun apo familjen e tij,’ u shpreh Malaj.

Edhe ata me burime të konsiderueshme në dispozicion janë detyruar të ndërpresin marrëveshjet me Shehun. Ato përfshijnë një fondacion bamirësie të formuar në 2014 me misionin e rimarrjes së pasurisë stërgjyshore të Eftimiadis, një familje e mirë-bërë që emigroi nga Vlora në Itali në fillim të shekullit të 20-të.

Pasi zbuloi se një pjesë e pasurisë ishte marrë nga Shehu, bordi i fondacionit-që përfshinte një ish diplomat italian dhe një gjeneral në pension në policinë financiare të Italisë-vendosi të ndërpresë një marrëveshje me të.

Fondacioni Luca dhe Marco Eftimiadi nënshkruan një kontratë me Shehu në 2015, duke rënë dakord të pranonte 8 apartamente dhe tre hektarë vijë bregdetare. Asnjë nga ato prona nuk ishin fillimisht pjesë e pasurisë dhe fondacioni ra dakord të heqë dorë nga çdo pretendim për tokën stërgjyshore. Petrit-aj nënshkroi kontratën në emër të Shehut.

Marrëveshja u prish shpejt. Fondacioni kishte synuar të ndërtonte një marinë të vogël që do të gjeneronte fonde për misionin e saj bamirës, i cili përfshinte ndërtimin e urave midis Shqipërisë dhe Italisë. Ky plan u ndalua kur fondacioni kuptoi se transferimi i tokës ishte bazuar në dokumente të falsifikuara, sipas Namik Alimuçi, një biznesmen shqiptar i cili ka drejtuar një bar plazhi në pronë për 15 vjet.

‘Ata janë të gjithë të rremë dhe i gjithë fshati e di këtë,’ tha Alimuçi, i cili supozohej të punonte me fondacionin për zhvillimin e bregdetit.

Pretendimet konkurruese

Saga e familjes Eftimiadi dhe pronës së saj është një nga qindra historitë e ngjashme në gjithë Shqipërinë-një trashëgimi e hidhur e shtetëzimit të pronës gjatë komunizmit, e më pas një përhapje e madhe e vjedhjes së pronës gjatë përpjekjes për t’ia kthyer atë pronarëve.

Çështjet e tokës përreth Vlorës janë veçanërisht të komplikuara, sipas Elona Hodaj, një ish-drejtoreshë e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në qytet. ‘Ishte një situatë e krijuar për 25 vjet,’ tha ajo. ‘Ka vendime gjyqësore që i kanë dhënë të njëjtën pronë një herë një pale dhe një herë një pale tjetër.’

Hodaj zgjati më pak se një muaj në punë. Ajo është një nga 8 drejtorët që kanë dhënë dorëheqjen që nga Shtatori 2019, secili duke përmendur ‘arsye personale’ për largimin.

Kur ai erdhi në pushtet në vitin 2013, kryeministri Rama premtoi se do të zgjidhte problemin e pronave dhe do të mundësonte kthimin e pronave të vjedhura tek pronarët legjitimë.

‘Shqipëria nuk mund të jetë vendi, të cilin gjenerata tjetër ta trashëgojë si një vend ku grabitësit e falsifikatorët ta gëzojnë njëherë e përgjithmonë, produktin e veprës së tyre kriminale.’ u shpreh Rama në 2015.

Përpjekjet e qeverisë së tij deri më tani nuk kanë rezultuar me sukses. Hajdutët e pronave si Shehu kanë rritur fitimet e tyre, ndërsa të tjerë si Fondacioni Eftimiadi dhe fshatarët në Zvërnec, afër lagunës së Nartës, nuk kanë qenë në gjendje të rimarrin pronat e tyre.

Pas dështimit të negociatave labirinti burokratik dhe ligjor i kërkesës për pronë, ai dhe fshatarët e tjerë u ka mbetur vetëm një mundësi tjetër e pashpresë.

‘I kemi shkruar çdo kryeministri në çdo vit’, u shpreh Subashi. ‘I kemi shkruar dhe Edi Ramës.’- tha ai

OCCRP ka siguruar dokumente që tregojnë se si një fondacion bamirësie i udhëhequr nga një polic i lartë financiar italian, dhe i këshilluar nga një avokat që do të bëhej njeriu i djathtë i Ramës, gjithashtu arriti një marrëveshje me figurën e botës së krimit.

Fondacioni Luca dhe Marco Eftimiadi u krijua në 2013 për të rimarrë tokat në qytetin shqiptar të Vlorës që familja Eftimiadi la pas kur emigruan në Itali në fillim të shekullit të 20-të.

Por kur Fabrizio Lisi, një oficer i lartë i policisë financiare italiane dhe president i bordit të fondacionit dhe Engjëll Agaçi, një avokat që u bë këshilltari më i lartë i Ramës në 2013, zbuluan se toka stërgjyshore ishte pushtuar në mënyrë të paligjshme, Lisi vendosi të heqë dorë nga familja, ëndërroni dhe negocioni me uzurpatorët.

Në vitin 2015, fondacioni nënshkroi një kontratë me Shehu, një njeri i njohur për kolegët e Lisit në sistemin italian të drejtësisë.

Kontrata u nënshkrua në emër të Shehut nga përfaqësuesi i tij në Shqipëri, Petritaj. Si një zëvendësim për tokën që u pushtua në mënyrë të paligjshme, Shehu i dha fondacionit tre hektarë krejtësisht të veçantë të vijës bregdetare, si dhe tetë apartamente, me vlerë 3.1 milion dollarë në total, në këmbim të rënies dakord për të mos ndjekur kthimin e tokës stërgjyshore. Gjeneral Lisi shpresonte që toka në breg të detit të mund të përdorej për të ndërtuar një marinë të vogël që do të gjeneronte fonde për misionin bamirës të fondacionit, duke ndërtuar ura midis Shqipërisë dhe Italisë. Edhe pse fondacioni në fund të fundit nënshkroi kontratën me Shehun, Lisi refuzoi të thotë saktësisht me kë bordi kishte negociuar dhe tha që personi që kishte uzurpuar tokën quhej ‘Shehu’ por jo ‘Artur Shehu’.

Si pjesë e marrëveshjes përfundimtare, të nënshkruar nga Artur Shehu, fondacioni ra dakord të heqë dorë nga çdo pretendim i ardhshëm ligjor për pasurinë origjinale.

Roli i krahut të djathtë të Edi Ramës, Ëngjëll Agaçi, në përpilimin e kësaj marrëveshje as vihet në diskutim, por anëtarët e bordit të fondacionit nuk bien dakord se sa ka zgjatur pjesëmarrja e tij në marrëveshje.

Lisi dhe një anëtar i bordit i quajtur Giampaolo Polverini thanë se Agaçi rreshti së luajturi rol negociator pasi u fut në qeverinë Rama në vitin 2013.

Një tjetër anëtar i bordit të fondacionit, një ish-diplomat italian me emrin Eugenio Campo, i tha OCCRP se Lisi dhe Agaçi vazhduan të mbajnë lidhje në çështjet që lidheshin me fondacionin edhe pasi Agaçi mori postin e nivelit të lartë në kryeministri.

Alessandro Bernadini, që u punësua nga Lisi për të zhvilluar tokën në breg të detit shkon edhe më tej. Ai i tha OCCRP se ‘Lisi nuk bënte dot asnjë lëvizje nëse Agaçi nuk i jepte leje atij’

Anëtari i bordit të fondacionit Francesco Zacxaria kujton se Agaçi i ka shpjeguar se negocimi i një marrëveshje me Shehun ishte mënyra më e mirë për të siguruar tokën e nevojshme për planet e fondacionit për të siguruar të ardhura nga turizmi në komunitetin lokal.

‘Ai tha se në këtë mënyrë fondacioni mund ta merrte pronën’ shprehet Zaccaria për një partner të OCCRP në TG3, një program që jepet në televizionin italian Rai 3.

Agaçi, i cili zyrtarisht ka dhënë dorëheqjen në rolin e tij në fondacion që kur iu bashkua qeverisë, refuzoi të komentonte

Publikuar nga Publik Media