Rrit tarifën pa ndryshuar shërbimin nga 8 mijë lekë në 20 mijë lekë në muaj.Vjedhje e klientëve përmes një kuizi të rrjetit të marketeve Big Market të deputetit të PS Vullnet Sinaj.
Paguan tarifën për 22 GB internet në muaj, ndërkohë që në praktikë e bëjnë 8 GB internet, i cili konsumohet që javën e parë të muajit. Është njëlloji sikur paguan për 22 litra naftë, por të hedhin 8 litra. Vjedhja është sa e pakrupullt aq edhe kriminale.
Një tjetër skemë banale vjedhje është zvogëlimi i muajve nga 30 dhe 31 ditë në 28 ditë, ndërkohë që vetëm muaji shkurt ka 28 ditë.
Vodafone i ka bërë të gjithë muajt si muajn shkurt, duke e konsideruar ofertën e përfunduar në ditën e 28 dhe jo në fund të muajit.
Një tjetër vjedhje konsiston në fshirjen e GB internet brenda disa minutash, me qëllim për ta detyruar klientin që të blejë një paketë tjetër. Sapo e blen paketën, të vjen SMS nga Vodafone se ju keni harxhuar 80 % të internetit. Pas disa minutash të vjen një SMS tjetër se ju keni harxhuar 100 % të internetit.
Vjedhja më e rëndë ka të bëjë me çaktivizimin e numrit pa paralajmërim, me qëllim për të detyruar klientin ta rimbushë, duke shpenzuar para. Për aktivizimin e numrit klienti duhet të paguajë tarifa arbitrare.
Pas çaktivizimit kriminal, abonentët dafouan të paguanin një tarifë për të pasur numrin aktiv, por kompania Vodafone u vidhte paratë e abonentëve, pa asnjë njoftim, nëse ata nuk i përdornin paratë e hedhura në llogari brenda një muaji.
AKEP nuk zbaton ligjin
Edhe pse AKEP që paguhet me taksat publike pêr tê mbrojtur interesin publik vijon tê bëjë sehir, kompania Vodafone mashtron hapur klientët që kanë besuar në shërbimet e saj.
Teksa në reklamat e shumta trumbetohet mbulimi me valë në të gjithë Shqipërinë, e vërteta është krejt ndryshe.
Mjafton të largohesh nga Tirana dhe të futesh në zona kodrinore, dhe shërbimi i Vodafone avullon, pa folur për zonat e thella, ku shërbimi i pretenduar nuk ekziston.
Fryrja e faturave
Ashtu si Bankers, edhe Vodafone manipulon bilancet duke fryrë shpenzimet. Ky aktivitet kriminal ekonomik kryhet sistematikisht për të shmangur taksat. Organet Tatimore dhe krimi ekonomik janë palë me mafien Vodafone.