Altin Morina sipas transkripteve në aplikacionin e koduar Sky Ecc, një ish-drejtues në RENEA, rezulton se në Shqipëri stërviste forcat elitare, ndërsa nëpër Evropë dhe deri në Ekuador, trafikonte drogë. Në vendimin e siguruar nga Syri Tv të Gjykatës së Posaçme, Morina komunikon me trafikantin Ekil Ndërjaku, për të paktën 3 “operacione” që kishte gati për transport, dhe i kërkon ndihmë.
“Më datë 14.08.2020, Altin Morina, duke përdorur SkyECC 1UN9CQ, me sa duket pasi mori një përgjigje nga mbajtësi i drogës, i komunikoi SkyECC SPNNS9, i identifikuar si Ekil Nderjaku, sasinë e kokainës në dispozicion për tregtim:
“1 UNICQ – “me shkrujti ky shoku dhe më sqaroi malli thotë është 800 qindsh dhe 10 copë paska …e lan mallin ky shok … ky me thotë co ndonjë ti shohi ams (nep. Amsterdam)… me e pa mallin shok po me thot …co ndonjë shok po desh me e pa… do tak ne shok se po vij për durres…”.
Në episodin tjetër, ndihma e Morinës kërkohet për marinar anije, që të transportojë drogën nga Ekuadori në Spanjë, por edhe për vende si Gjermania e Holanda.
Gjithmonë në lidhje me transportin, Altin Morina i dërgon sms Ekil Nderjakut se kishte gjetur një kontakt në Germani, ku do të mund të përdornin personat e tyre të besuar për të marrë ngarkesat me lënde narkotike:
1UN9CQ–fola pak me një shok në giermani ka bërë një dalje … edhe mund tënnisem unë andej … kemi rob ta heqi aty? … hamburg ose frankfurt? …SPNNS9 -Se di nigjojm cmimet iher … Qe tfolim me ropt…”.
Në datën 29.12.2020, si edhe më parë, perdoruesi i PIN 1UN9CQ, i identifikuar si Altin Morina i kerkonte atij te pinit SPNNS9, i identifikuar si Ekil Nderjaku se kishte disponueshmeri te nje anije per te bere transportinin e lëndes narkotike nga Spanja per nje te njohur te tij që ndodhej ne Ekuador:
IUN9CQ -me shkrujti nje shok qe kam ne ekuador … qe kishte hipje dhe dalje andej…ne spanje …e ta hedhi ne det …por i duhet nje marinar…
5PNNS…- Marinar
ku atje ne ekuador…
1UN9CQ-ne spanje…
5PNNS9 —Shok folim Nga afer….
Në një tjetër rrethanë, më saktë në datën 8.2.2021, përdoruesi i PIN 1UN9CQ, i identifikuar si Altin Morina i drejtohej pinit 5PNNS9, i identifikuar si Ekil Nderjaku për të gjetur një kontakt për të marrë kokainë nga Holanda, sepse “ortaku i tij” kishte kërkuar “20 pako”:
1UN9CQ-ne hollande kemi nai shok … qe ka te bardhe… se do ortaku im 20 buk…
5PNNS9–Me tbardh…
1UN9CQ — te bardhe…
SPNNS9—-Se di sjam ngatrru mo ….Se di shok …Po do pys.
Në një tjetër bisedë, Morina bën të ditur anëtarëve kriminale se ndodhej në Tiranë për të mbledhur borxhet.