SIGAL mori 33 tendera me flamur të kuq nga bashkia e Elbasanit

Finalizimi i 27 tenderave kryesisht pa konkurrencë dhe me ofertë gati sa fondi limit, ngre dyshime të forta për një skemë korrupsionit mes Avni Ponarit të kompanisë së sigurimeve SIGAL dhe kryebashkiakut të Elbasanit, Gledian Llatja, i njohur për lidhjet korruptive me bandën e Talo Çelës.

Nga rreth 220 tendera që kompania Sigal me administrator Avni Ponarin ka marrë në total nga institucionet publike gjatë viteve të fundit, mbi 10 % të tenderave i ka marrë vetëm nga Bashkia Elbasan.

Paratë kanë kaluar në llogaritë e kompanisë së Avni Ponarit pa kryer asnjë shërbim, pasi siç dihet, me tenderat për sigurime dhe konsulencë, thjeshtë ndahen paratë.

Përpos pazareve me Albpetrolin si dhe me Benet Becin kur ishte drejtor i KESH, ku janë ndarë miliona euro pa bërë asgjë, Avni Ponari duket se ka ‘futur në thes’ edhe Llatjan e Elbasanit, i cili firmos tendera të pracaktuar dhe pa konkurrencë për SIGAL.

Vetëm për sigurimin e objekteve arsimore, një tender i sajuar dhe tërësisht abuziv, Llatja i ka dhënë Avni Ponarit 45 milionë lekë, absolutisht pa kryer asnjë shërbim konkret. Tenderin e ka firmos Aulona Bylykbashi, nënkryetare e Bashkisë.

Fondi limit ishte 45 milionë lekë, ndërsa Pinari e ka fituar tenderin për 4 480 000 lekë. Në ‘garë’ ka marrë pjesë vetëm SIGAL. E theksojmë se paratë janë dhënë pa bërë asgjë.

Në 28 prill 2023, Avni Ponari i Sigal ka marrë me pazar në tavolinë tenderin për sigurimin e mjeteve të ujësjellësit Elbasan. Fondi limit ishte 15 milionë lekë, ndërsa oferta fituese 1 499 002,00 lekë, pra me një diferencë qesharake. Në ‘garë’ ka marrë pjesë vetëm SIGAL, pra vetëm kompania fituese.

Në këtë formë, SIGAL ka marrë edhe tenderat e tjerë. Ftojmë SPAK dhe BKH që të monitorojë dhe ndjekë rrugën e vjedhjes së parave publike me tendera të sajuar, fiktiv dhe të paracaktuar.

Publikuar nga Publik Media