Siguria e sistemeve të AKSHI, shpallet fituesi për kontratën 2.4 milionë euro

Rinovimi i mirëmbajtjes së sistemeve të sigurisë pranë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit pritet ti kushtojë kësaj të fundit rreth 2.4 milionë euro.

AKSHI njoftoi si fitues të kësaj kontrate këtë të hënë kompaninë FIRST me një ofertë 239.7 milionë lekë teksa pas nënshkrimit kompania do të duhet të përmbushë disa objektiva për një afat 24 muaj.

Referuar dokumenteve zyrtare objekti kryesor i këtij shërbimi, është mirëmbajtja dhe optimizmi i pajisjeve dhe zgjidhjeve ekzistuese të sigurisë, në çdo komponent të tij me qëllim sigurimin e vazhdimësisë së punës në 99.99%.

Sipas AKSHI-t komponentët kryesore të sistemit janë:

I.Rinovimi i licencave dhe mirëmbajtjen për Splunk – Sistemi për Informacionin e Sigurisë dhe manaxhimin e eventeve.

II. Rinovimi i licencave dhe mirëmbajtjen për Imperva WAF – Sistem për Ruajtje të Aplikimeve Web.

III.Rinovimi i licencave dhe mirëmbajtjen për Serverat ekzistues ku hostohet platforma virtuale Vmware.

IV.Rinovimi i licencave dhe mirëmbajtjen për Radware Load Balancer/ Reverse Proxy

V.Mirëmbajtjen per CyberArk PAS/PAM për sigurimin dhe menaxhimin e ciklit të jetës së llogarive të përdoruesve të SLA-ve (në nivel root apo administratori) dhe çelësave SSH të përdorura nga ana e tyre për të aksesuar serverat e sistemeve që kanë në mirëmbajtje në institucionin hostues.

VI.Rinovimi i licencave dhe mirëmbajtjen për Sisteme të Analizimit dhe Investigimit të Kërcënimeve (Honeypot) dhe Integrimi në një platformë të njëjtë të Sistemeve të Analizimit dhe Investigimit të vulnerabiliteteve në makinë fizike ose Virtuale dhe menaxhimin e vulnerabiliteteve për çështje të sigurisë së informacionit (2000 Njësi)

VII.Rinovimi i licencave dhe mirëmbajtjen për platformën e kontrollit të sigurisë së aplikacioneve në Web (DAST) (50 aplikacione te njëjtën kohë)

VIII.Rinovimi i licencave dhe mirëmbajtjen për platformën e monitorimit te njësive përbërëse të mjediseve të jashtme virtuale të Autoritetit Kontraktor ndaj rrezikut të sigurisë kibernetike në kohë reale dhe raportime./ Revista Monitor

Publikuar nga Publik Media