Skandal në burgun e Durrësit, dhunohet ish-presidenti i Korabit

Facebook
X
WhatsApp
Telegram

Një incident i rëndë është regjistruar në burgun e Durrësit, institucion që prej kohësh është përfshirë në një sërë skandalesh.

Mësohet se në ambientet e këtij burgu ka shpërthyer një konflikt mes të burgosurve, i cili fillimisht ka nisur me debate dhe ofendime verbale, për të degraduar më pas në dhunë fizike.

Në përplasje janë përfshirë tre persona: Glerad Berdica, i njohur edhe me mbiemrin Gusholli, dhe Kledi Çyrbja, të cilët dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj ish-presidentit të klubit Korabi, Fehmi Mëziu, i dënuar për prostitucion.

Ndërhyrja e policisë së burgjeve ka bërë të mundur neutralizimin e situatës, ndërsa dy prej të përfshirëve janë vendosur në regjim izolimi. Për gjendjen shëndetësore të Mëziut ende nuk ka një informacion zyrtar.

Sipas të njëjtave burime, drejtoria e burgut dyshohet se po përpiqet të minimizojë ose të mbajë të fshehtë ngjarjen, me qëllim shmangien e vëmendjes publike.

Kujtojmë se vetëm pak muaj më parë, nga i njëjti institucion u arratis në mënyrë spektakolare Altin Ndoci, i akuzuar nga SPAK për vrasje dhe i konsideruar si person me rrezikshmëri të lartë.

Publikuar nga Publik Media