Skandal nuk janë përgjigjet, por pyetjet

Mentor Kikia

Në media e rrjete sociale sot po gajasen të gjithë. Pedagogë që vijnë nga radhët e juristëve dhe që garojnë për anëtarë të komisioneve të vetingut, janë marrë në pyetje nga një komision profesorësh dhe ka rezultuar se ata nuk dinin tu përgjigjeshin ca pyetjeve të thjeshta që u bëri komisioni.

Dhe pyetjet ishin?
Çfarë ka qenë Alush Dragoshi?
Çfraë ka qenë Kleanthi Koçi
Kush u vra iu pari, Falkone apo Borselino?
Ka raste kur është shkarkuar një prokuror i përgjithshëm nga parlamenti dhe është rikthyer me vendim të Gjykatës Kushtetuese?
Cili është objekti më i shtrenjtë që keni blerë në jetën tuaj?
Sa kushton makina juaj?
Pse ske makinë?
Kush prokuror e arrestoi Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë?
Cfarë libri po lexon aktualisht?

Në fakt kur mendon se ata pedagogë nuk dinë tu përgjigjen këtyre pyetjeve, si do të mund të jenë ata të zotë të kontrollojnë gjykatësit e prokurorët? Por kur mendon se çfarë pyetjesh u bëhen atyre, të zë lemeria se çfarë është duke kërkuar komisioni.
Çfarë janë dhe përse shërbejnë këto pyetje? Çfarë handikapi profesional është që një pedagog nuk njeh prokurorin e parë të përgjithshmë postkomunist që ka ikur pa lënë asgjë gjurmë në drejtësinë shqiptare? Cfarë handikapi profesional është që nuk mban mend historinë se kush është vrarërë i pari nga heronjtë e luftës kundër Mafias, Falkone apo Borselino?
Çfarë lidhjeje ka me profesioinalizmin e juristit pyetja se cili është objekti më i shtrenjtë që keni blerë në jetën tuaj?
Mund të duket mjerim formimi i përgjithshëm i këtyre juristëve, por në fakt ata nuk ishin aty në “Cuiz show” për të fituar një makinë me kilometrazh zero. Ata vërtet mund të mos e dinë se çfarë ka qenë Alush Dragoshi(dhe më mirë që se dinë) , por mund të jenë profesionalisht shumë të formuar. Tek e fundit, asnjë prej atyre pyetjeve nuk lidhen me drejtësinë dhe profesionin që ata kanë. Eshtë njësoj sikur ta pyesësh atë që bënte pyetjet për Kodin Penal, e pastaj të gajasesh se ai nuk e dinte përgjigjen.
Problemi ynë është se duam dhe duhet ti dimë të gjitha. Juristi duhet të njohë edhe ligjet, edhe historinë, edhe letërsinë, edhe sa vjeç ishte Kolombi kur shkoi në Amerikë, edhe në çfarë date ndodhi aksidenti atomik në Çernobil, sa herë është martuar Donald Trump dhe sa e ka numrin e gjoksit Kim Kardashian.
Njerëzit e vetingut nuk do tu testojnë nivelin e njohurive të përgjithshme gjykatësve dhe prokurorëve. Ata do të verifikojnë deklarimet e pasurisë së tyre dhe do të bëjnë hetimet sipas kritereve që përcakton ligji i vettingut për të parë se kush është i korruptuar e kush jo.

http://www.gazetatema.net/2017/09/22/video-kandidatet-per-vettingun-shkrijne-rrjetin-degjoni-gafat-me-pikante-dy-prej-tyre-do-hetojne-gjyqtaret-dhe-prokuroret/

Recent Posts

  • Sport

Respekte Silvinjo, koha jote mbaroi!

Artan Hoxha Shumë faleminderit për kualifikimin surprizë, që na dhurove në europianin Gjermani 2024. Nuk…

46 minutes ago
  • Sport

Shqipëria dështon në Letoni për Botërorin

Zhgënjen Shqipëria, kuqezinjtë nuk shkojnë më shumë se sa barazimi 1-1 në Riga ndaj Letonisë,…

2 hours ago
  • Denoncime

Klienti i preferuar i AKSH, Ermal Beqiri merr 7.5 MLN euro

Gerond Meçe me ofertë më të ulët,nuk është më i preferuari! Përpjekja këmbëngulëse e Gerond…

6 hours ago
  • Politike

Fino zgjidhet kryetare e Këshillit Bashkiak, Braimllari nënkryetar

Megi Fino zgjidhet kryetare e Këshillit Bashkiak. Me propozim të Kryetarit të Grupit të këshilltarëve…

7 hours ago
  • Flash News

Njihuni me CV-të e 13 garuesve për kreun e BKH-së

Prokuroria e Posaçme bëri publik emrat e 13 garuesve për postin e kreut të BKH-së.…

9 hours ago
  • Flash News

Dëshmia e Alibej në GJKKO: Ja si u vra gabimisht Viktor Haxhia

Në vazhdim të dëshmive në procesin “Plumbi i Artë”, bashkëpunëtori i drejtësisë Erjon Alibej sot…

13 hours ago