Skandali/ “Tv Klan” detyron bashkitë të paguajnë për të transmetuar ndeshjet në sheshe

Pas marrjes të të drejtave televizive për transmetimin e Euro 2024, pronarët e TV Klan mesa duket po shfrytëzon çdo metodë për të vjel sa më shumë të ardhura duke shkel edhe të drejtat televizive por dhe ato ligjore.

Ka qenë deputeti i PS, Erion Braçe, i cili ka reaguar për këtë rast. Në një reagim në rrjetet sociale, ai shkruan se Klan po transmeton ndeshjet vetëm në tokësor, duke injoruar totalisht pjesën më të madhe të njerëzve që kanë rrjet satelitor e që tashmë duhet t’i rikthehen antenave si qemoti.

Ai më tej thotë se po shkelen të drejtat televizive dhe ligjore.

“Une kam ne shtepi APKIKACIONIN E DIGITALB dhe jam i lumtur me sherbimin qe marr; por dje nuk munda te shoh ndeshjen mes Aglise dhe atyre; as ne kanalin KLAN ne platforme, faqja ishte e bllokuar.

Pyeta e me thane qe Klan e jep ndeshjen vetem ne tokesor, ndersa ne platforma digitale eshte nje tjeter; U mundova te lidhesha me tokesorin por smunda-duhej antene si qemoti dhe dekoder, nderkohe mu duk e tepert te blija nje abonim tjeter per transmetimet digitale.

Shikoni, te drejtat televizive jane te drejta ligjore e si te tilla duhen trajtuar; shume mire qe po arrijme ne kete pike;

POOOR TRANSPARENCA NE TE TILLA TE DREJTA ESHTE JETIKE!” – shprehet Braçe.

Një tjetër skandal është edhe urdhëri që TV Klan u ka dhënë bashkive të vendit që mos të transmetojnë në sheshe ndeshje “Euro 2024” pa paguar para tek ky televizion. Braçe për këtë thotë se pagesa është shumë e lartë dhe bëhen pa procedura por vetëm me një numër telefoni që duhet të flasësh e të paguash, duke ju referuar Aleksandër Frangajt.

“Kam lexuar nje leter bashkive te vendit, ku ju behet me dije se nuk mund te vendosin ekrane ne sheshet e tyre per njerezit qe duhet te shohin ndeshjet, pa paguar tek zoteruesi i te drejtave televizive dhe PAGESA ESHTE SHUME SHUME HERE ME SHUME SE VLERA E NJE ABONIMI!

Nuk ka as tarifa letra, por nje emer e nje numer telefoni ku duhet te flasesh e paguash; dhe kjo ju behet me dije shume vone, kur dihet se institucionet kane procedura qe nuk kalohen me “ti paguajne bizneset qe shesin qofte e birra” – thekson Braçe.

Publikuar nga Publik Media