Skënder Gjinushi propozohet për postin e Kryetarit të Akademisë së Shkencave

Skënder Gjinushi është propozuar të jetë kryetarë i Akademisë së Shkeencave. Propozimi është firmosur nga tre akademikë, duke u bazuar tek ligji për zgjedhjet, në Akademinë e Shkencave.

“Tre akademikë: Nestor Thereska, akademik emeritus, Arben Merkoçi, akademik dhe Adrian Civici, akademik i asociuar propozojnë akademik Skënder Gjinushin për postin e kryetarit të Akademisë së Shkencave, në bazë të ligjit “Për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar dhe të neneve 15 dhe 16 të Statutit të ASH”, njofton Akademia e Shkencave.

Në tekstin e propozimit shkruhet:

“Propozimi ynë bëhet, pasi vlerësojmë punën dhe ecurinë e bërë në këto katër vitet e drejtimit të ASH nga akademiku Gjinushi, pas kryerjes së fazës së parë të reformës dhe në përmbushje të angazhimeve të marra para Asamblesë.

Ndër të tjera çmojmë hapjen e ASH ndaj botës akademike në vend dhe në rajon, përtëritjen e radhëve të saj me anëtarë të rinj, krijimin e njësive të reja të kërkim studimit, rritjen e peshës dhe angazhimit në bashkëpunimet institucionale në vend, rajon dhe më gjerë, në zbatim të misionit ligjor të ASH.

 

Publikuar nga Publik Media