Sllovaki/ Treni përplaset me një autobus, raportohet për të paktën 5 viktima

Një përplasje mes një treni dhe një autobusi në Sllovaki ka vrarë pesë persona dhe ka plagosur të paktën pesë të tjerë, sipas shërbimeve të urgjencës të vendit.

treno

Treni mësohet se po udhëtonte nga kryeqyteti çek i Pragës për në kryeqytetin hungarez të Budapestit dhe po transportonte më shumë se 100 persona kur u godit, sipas Associated Press (AP).

Kompania sllovake hekurudhore ZSSK tha se më shumë se 100 nga pasagjerët e trenit po transportohen me autobusë për në qytetin Sturovo në kufirin hungarez.

“Me pikëllimin më të thellë, mora informacionin për një aksident tragjik që ndodhi vonë pasdite në Nové Zámky,” tha ministrja sllovake e Shëndetësisë Zuzana Dolinková në një  postim në rrjetet sociale . “Të gjitha llojet e shërbimeve të urgjencës janë në vendngjarje dhe unë dërgoj ngushëllimet e mia më të thella për familjet e viktimave.”

Presidenti i Sllovakisë Peter Pellegrini, i cili ishte në Bruksel për të marrë pjesë në një samit me liderët e Bashkimit Evropian, ka dërguar ngushëllimet e tij në rrjetet sociale.

“Më vjen shumë keq për të gjitha viktimat dhe ngushëllimet e mia për familjet e tyre. Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë dhe falënderoj mjekët dhe ekipet e shpëtimit për punën e bërë. Uroj që katastrofa të tilla të shmangen ne Sllovaki në të ardhmen”, shkroi ai.

Mediat raportojnë se ekipet e urgjencës ndodhen në vendin e përplasjes në Nové Zámky, Sllovaki jugore, tha Shërbimi Mjekësor i Urgjencës Sllovake të enjten në mbrëmje, ku ndodhen pesë autoambulanca dhe tre helikopterë.

Publikuar nga Publik Media