Flash News

Sot nis Konferenca e Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Evopës

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, mori pjesë dhe përshëndeti Konferencën e Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Evropës Qendrore dhe Lindore.

Në këtë konferencë të organizuar nga Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë në bashkëpunim me CEELI  Institute morën pjesë gjyqtarë përfaqësues të gjykatave të larta amerikane dhe krerët e gjykatave të larta të Evropës Qendrore dhe Lindore.

Në fjalën e tij, Presidenti i Republikës u ndal te përgjegjësia që kanë gjyqtarët e gjykatave të larta, duke theksuar rolin e tyre si garantë të drejtësisë, duke siguruar respektimin e ligjit dhe ruajtjen e të drejtave e lirive themelore të qytetarëve, si dhe ndërtimin e besimit të publikut te drejtësia. “Ky rol kërkon profesionalizëm, integritet dhe një ndjenjë të thellë përgjegjësie publike”- u shpreh Presidenti i Republikës.

Kreu i Shtetit theksoi se roli i gjyqësorit bëhet edhe më i rëndësishëm teksa shoqëritë e vendeve tona përballen me një larmishmëri sfidash, të cilat kërkojnë zgjidhje jo vetëm juridike, por edhe një frymë që reflekton vlerat tona të përbashkëta demokratike.

Presidenti Begaj u ndal në rëndësinë e ruajtjes së pavarësisë së gjyqësorit, që “nuk është privilegj apo ekskluzivitet i një posti, por themel i demokracisë, garanci e paanshmërisë së gjykimit dhe kusht i domosdoshëm për një drejtësi që u shërben qytetarëve. Pavarësi do të thotë autonomi në gjykim, jo shkëputje nga përgjegjësia dhe llogaridhënia. Ajo është liri për të marrë vendime të drejta dhe objektive, larg çdo ndërhyrjeje apo influence politike e financiare”- theksoi ai.

Kreu i Shtetit u ndal në fjalën e tij edhe në dy parimet themelore që garantojnë besueshmërinë, drejtësinë dhe efektivitetin e sistemit  gjyqësor, siç janë transparenca dhe llogaridhënia.

Për Kreun e Shtetit: “Ato janë ana tjetër e medaljes së pavarësisë së gjyqësorit, që të dyja së bashku garantojnë standardet e drejtësisë”.

Presidenti i Republikës deklaroi edhe një herë nga kjo konferencë mbështetjen e tij për reformën në drejtësi, pavarësinë i institucioneve të reja të drejtësisë dhe përpjekjet e tyre në mbrojtje të të drejtave të individit dhe interesit publik, në dhënien fund të fenomenit të pandëshkueshmërisë, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar: “Mbështes rezultatet e deritanishme të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar GJKKO. Këto rezultate u kanë dhënë atyre statusin e institucionit me besimin me të lartë publik në vend.”- rikonfirmoi qëndrimin e tij në mbështetje të tyre Presidenti.

Në përfundim të fjalës së tij, Presidenti Begaj garantoi mbështetjen e tij për të gjithë profesionistët e sistemit të drejtësisë në Shqipëri dhe inkurajoi të vijojnë punën me profesionalizëm, pavarësi dhe integritet të plotë.

Recent Posts

  • Publik News Albania

Elvis Roshi nën akuzë nga SPAK për shpërdorim detyre

SPAK e çon në gjyq, hetimi për pastrim parash vijon VIDEO TIRANË – Ish-kryebashkiaku i…

36 minutes ago
  • Flash News

Ekstremizmi dhe Siguria Kombëtare, ekspertët ndërkombëtarë paralajmërojnë në Tiranë për rreziqet e reja hibride

TIRANË – Në një kohë kur Inteligjenca Artificiale (AI) po përshpejton ritmin e zhvillimit teknologjik…

51 minutes ago
  • Flash News

KAS: Do të rinumërohen të gjitha kutitë e Qarkut Fier

KAS ka vendosur rinumërimin e të gjitha kutive në qarkun e Fierit. Vendimi u mor,…

2 hours ago
  • Politike

Berisha tregon me video blerjen e votave në Tiranë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një tjetër denoncim publik në lidhje me…

3 hours ago
  • Publik News Albania

Ish Presidentja Valbona Treska refuzon të lirojë zyrën!

Zgjedhjet për kreun e Urdhrit të Psikologut, fituesja e garës, Brunilda Laboviti kërkon ndërhyrjen e…

3 hours ago
  • Denoncime

‘AlbaScan’ që dështoi në burgun e Peqinit fiton tenderin e Gardës

Kompania e dështuar në burgun e Peqinit fiton tenderin për komunikimet e Gardës së Republikës…

4 hours ago