Asfalti mbi Historinë: Skandali në Dardhën piktorese, fshatin që po “rregullohet” duke u zhdukur
Publik.al | Denoncim | 18 qershor 2025
Një ndërhyrje e turpshme po ndodh në një nga fshatrat më të bukur dhe historikë të Shqipërisë Dardha e Korçës. Nën maskën e një “investimi për zhvillimin e turizmit”, Bashkia e Korçës dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit po mbulojnë me asfalt rrugicat me kalldrëm shekullor, duke e zbehur përfundimisht identitetin arkitekturor të zonës.
I pari që e reklamoi këtë shkatërrim si arritje ishte vetë kryebashkiaku Sotiraq Filo, i cili në një postim në Facebook njoftoi se po shtrohet rruga hyrëse e fshatit me asfalt dhe në “zemrën” e tij do të rivendoset kalldrëmi.
Por faktet e publikuara hedhin poshtë propagandën. Fotografitë tregojnë qartë makineri dhe punëtorë që derdhin asfalt mbi rrasat e gurit dhe kalldrëmin ekzistues, duke rrafshuar trashëgiminë për të ndërtuar “rrugë moderne”. Asnjë diferencim real mes rrugëve “hyrëse” dhe “qendrës” nuk duket asfalti po mbulon gjithçka.
Ironikisht, në një prej fotove shfaqet një turiste me shkopinj ecjeje, e përgatitur për të shijuar kalldrëmin tradicional, por falë “zhvillimit” të Bashkisë Korçë, tani do të ecë mbi asfalt të zi – një grotesk i vërtetë i mënyrës sesi qeverisja lokale e kupton turizmin dhe trashëgiminë.
Ndërkohë që në qytete si Saranda, Përmeti apo Belshi janë bërë përpjekje për të rivendosur kalldrëmin me rrasa autentike guri, në një nga fshatrat më origjinalë malorë si Dardha, trashëgimia po fshihet me kazmë dhe asfalt.
Ku është Ministria e Kulturës? Ku është Instituti i Monumenteve? Ku është Prokuroria?
Nëse heshtin përballë kësaj shkatërrimi në Dardhë, nesër mund të shohim Qafën e Pazarit në Gjirokastër me asfalt të ri, apo rrugicat e Beratit me sinjalistikë moderne, por pa gurë.
Postimi i Filos
🌟Dardha, një nga perlat e turizmit malor në juglindje, po përfiton një ndërhyrje të rëndësishme në infrastrukturë, për t’iu përgjigjur siç duhet fluksit të vizitorëve dhe nevojave të përditshme të komunitetit.Rruga hyrëse e fshatit po shtrohet me asfalt, ndërsa në qendër po rivendoset kalldrëmi karakteristik që ruan identitetin dhe hijeshinë tradicionale të zonës.Punimet po realizohen nga Bashkia e Korçës në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe përfshijnë:🛣️ 5000 m² asfaltim në rrugën hyrëse🧱 1400 m² kalldrëm në zemër të fshatit.
Ky investim do të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin, veçanërisht gjatë dimrit, dhe do ta bëjë Dardhën më të aksesueshme për vizitorët, duke ruajtur vlerat historike dhe kulturore që e bëjnë kaq të veçantë këtë destinacion. 🙏
Nëpërmjet projekteve ke pushtetin lokal Fondi Shqiptarë i Zhvillimit ka shtruar me rrasa guri apo pllaka kalldrëmi qyetet si Saranda, Përmeti apo Belshi. Ndërsa në një vend malor si Dardha e Korçës ku Kalldrëmi është autentik shtrohet me asfalt.
Duke parë këto foto mbetet të reagojë ministria e kulturës apo prokuroria përpara se me Kalldrëm të përfundojë larg qoftë Qafa e Pazarit në Gjirokastër.
Në këtë galeri fotosh është asfalti i derdhur rrugëve të Dardhës, e po ashtu e dy tursit. Në foto zonja tursite me shkopinjtë mbajtës e përgatitur për hecje në kalldrëm por falë Filos tani në Dardhë ka asfalt❗️
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur sot, më…
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar të dhënat më të fundit…
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqiturpranë Gjykatës kërkesën me objekt:…
Në horizont, një qeveri me besnikë dhe mesazhe për SPAK-un Nga Landi Çela Askush brenda…
Shërbimet e emergjencave në Kiev thanë se numri i viktimave nga sulmi i madh rus…
27 vjeçari i cili u arrestua nga policia e Pogradecit pasi në makinën e tij…