Publik News Albania

SPAK dhe autoritetet finlandeze godasin grupin kriminal

Struktura e Posaçme Anti Korrupsion ka zhvilluar një operacion të përbashkët me autoritetet e Finlandës, duke goditur disa grupe kriminale të përfshira në trafikun e lëndëve narkotike.

Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga Prokuroria e Posaçme, e cila ka njoftuar një konferencë të përbashkët për shtyp me përfaqësuesit finlandezë.

SPAK dhe policia e shtetit një operacion në mbarë vendin kanë kryer disa arrestime, me letërporosi nga Finlanda.

Nga ky aksion është goditur një grup kriminal i trafikut te drogës.

“Arritje për historinë e SPAK, pasi shënon krijime njësisë së parë hetimore mes SPAK dhe autoriteteve finlandeze. Ky bashkëpunim është dëshmi e qartë se krimi ka shtrirë aktivitetin e tij edhe vendet nordike përfshirë Finlandën. Ky hetim është tregues i qartë i vlerësimit që autoritetet ligj zbatues nordike kanë dhënë strukturave tona të drejtësisë. Na kanë mundësuar të godasim disa grupe kriminal et ë trafikut të drogës, drogë sintetike, kokainë, marjuanë etj. Rezultat i një pune të gjatë”, tha Dumani.

Sipas autoritetve finlandeze operacioni ka zgjatur 2 vite.

Ndërsa Komisari për Krimin në Byronë Kombëtare në Finlandë tha se drejtuesit kryesor të grupit kriminal vepronin nga Shqipëria.

“Dua të përgëzoj të gjithë kolegët që morën pjesë në këtë operacion sot në mëngjes. Dua të përgëzoj SPAK për bashkëpunimin gjatë dy viteve të fundit. Mbi dy vjet më parë, një hetim në shkallë të gjerë në Finlandë që u arrestuan rreth 55 shtetas. U sekuestruan rreth ..që u trafikua nga Spanja dhe Holanda. Nga sasia totale rreth 170 ishin…10 kg kokainë dhe rreth 100 kg marijuanë pjesa tjetër tableta lëndësh narkotike. Nga hetimi në Finlandë, rezultoi se drejtuesi kryesor ishin shtetas që vepronin nga Shqipëria.”, u shpreh komisari nga Finlanda.

Recent Posts

  • Publikisht(OP-ED)

Integrimi nuk është akt estetik, por stres test institucional.

Sonila  Meço Pretendimi se denoncimet e opozitës për manipulimin e zgjedhjeve dëmtojnë imazhin e Shqipërisë…

5 minutes ago
  • Politike

Balla replika me Nokën: Pse nuk shkon në SPAK?

Seanca parlamentare e ditës së sotme është shoqëruar me përplasje verbale mes deputetëve Taulant Balla…

42 minutes ago
  • Politike

Noka shfajësohet për disfatën: PS na grabiti me bandat

  Nga foltorja e Kuvendit, deputeti demokrat Flamur Noka ka akuzuar qeverinë për blerje votash…

53 minutes ago
  • Publik News Albania

Arrestohen tre të rinj që shisnin bileta të Shqipëri-Serbi

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Attention”, duke goditur një rast të rishitjes…

1 hour ago
  • Flash News

Punonjësi i Gardës së Republikës, gjendet i pajetë në automjet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë. Mësohet se një punonjës…

2 hours ago
  • Denoncime

Punonjësi i Salillarit merr leje për park fotovoltaik 82 mln euro

A fshihet oligarku Pllumb Salillari pas Albania Solar Power dhe emrit Engjëll Agalliu ? Nga…

2 hours ago