Bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës Erion Veliaj, Ajola Xoxa u paraqit ditën e sotme në SPAK pas thirrjes së prokurorisë.
Sipas asaj që raportohet nga gazetarja Klodiana Lala, SPAK i ka komunikuar Xoxës një akuzë të re ndaj saj, atë të fshehjes së të ardhurave.
Xoxa qëndroi në SPAK për rreth 2 orë ditën e sotme, ndërsa kujtojmë se pak ditë më parë ajo u paraqit në ambientet e prokurorisë në kuadër të respektimit të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të caktuar ndaj saj nga ana e GJKKO.