SPAK urdhëron sekuestrimin e celularit të shoqëruesit të kreut të PSD-së, Tom Doshi, në kuadër të një hetimi për korrupsion zgjedhor. Në Shkodër po ushtrohen kontrolle personale ndaj personave të lidhur me PSD-në.
Më herët, SPAK ka ushtruar kontrolle dhe ka sekuestruar celularët e anëtarëve të shtabit të një subjekti politik që ka siguruar tre vende në Parlament.
Ndërkohë, në Tiranë, i është marrë celulari një kandidati për deputet, ndërsa në Fier është arrestuar babai i një kandidateje të PSD-së për korrupsion.
Po ashtu, në Kukës u arrestua një person dhe kushëriri i tij u shpall në kërkim, pasi dyshohet se blinin vota në favor të partisë së Tom Doshit.