Takimi me Erion Veliajn në qelinë e burgut
Ndërkohë që hetimet për Erion Veliaj janë duke u shtuar dhe fakte të reja dalin përditë për korrupsionin madhor të tij dhe bandës së tij në bashkinë e Tiranës, po dalin në dritë edhe bashkëpunëtorët e tij politike apo mediatikë.
Ata Veliaj i ka përdorur për të bërë presion edhe prokurorive të çështjes por edhe gjyqtarëve që kanë marrë vendimet për burgosjen tij dhe sekuestrimin e pronave.
Në mes këtyre eksponentëve politikë të rilindjes është edhe Plarent Ndreca për të cilin dyshohet se është thirrur nga SPAK për tu pyetur për takimet me Erion Veliajn në burgun e Durrësit.
Burime të mirinformuara por jo zyrtare bëjnë me dije që Plarent Ndreca është thirrur për procedimin penal që është regjistruar për Erion Veliajn.
Nuk dihet nëse ka të bëjë me takimet e raportuara në paraburgim apo me ndonjë fakt tjetër penal që mund të ketë dalë nga hetimet që po zhvillohen me intensitet të lartë.
Por një gjë është e qartë se Ndreca nuk është thirrur për çështjet e tij, që i ka ta hapura na SPAK dhe që shpesh herë është parë të hyje e të dalë në institucionin e akuzës.