SPAK urdhërarrest për shefin e Rrugores në Tiranë, Roven Zeka dhe atë të Aksidenteve, Sokol Novaku

SPAK ka lëshuar urdhërarrest për shefin e Rrugores në Tiranë, Roven Zeka dhe atë të Aksidenteve, Sokol Novaku.

Dyshohen për korrupsion: Roven Zeka, shef i qarkullimit rrugor të Tiranës, Sokol Novaku, shef i Sektorit të Aksidenteve në Policinë Rrugore dhe Edison Tabaku, oficer i Policisë Gjyqësore pranë Policisë Rrugore.

SPAK ka lëshuar 3 urdhër arreste për tre zyrtarë të Policisë Rrugore të Tiranës, të cilët dyshohet se janë përfshirë në një rast korrupsioni.

Sipas mediave,  janë lëshuar urdhrërarresti për korrupsion për Roven Zeka, shef i qarkullimit rrugor të Tiranës, Sokol Novaku, shef i Sektorit të Aksidenteve në Policinë Rrugore dhe Edison Tabaku, oficer i Policisë Gjyqësore.

Prokuroria e Posaçme dyshon se ata kanë marrë para në mënyrë të paligjshme për lidhur me një aksident.

Ndërkohë, pritet njoftim zyrtar nga SPAK për rastin korruptiv që çoi në pranga tre zyrtarët e policisë.

Publikuar nga Publik Media