Spektakël në Champions League, norvegjezët fundosin Interin

Facebook
X
WhatsApp
Telegram

Play-off-et e UEFA Champions League kanë dhënë verdiktet e para për fazën e 1/8-ave. Katër skuadrat që siguruan biletën për raundin tjetër janë Atlético Madrid, Bayer Leverkusen, Bodø/Glimt dhe Newcastle United.

Surpriza më e madhe e mbrëmjes erdhi në Itali, ku Inter Milan pësoi një tjetër humbje ndaj norvegjezëve të Bodø/Glimt dhe u eliminua me rezultatin e përgjithshëm 5-2.

Në stadiumin Giuseppe Meazza, para rreth 75 mijë tifozëve, Interi u mposht 1-2. Norvegjezët kishin fituar edhe ndeshjen e parë në shtëpi 3-1 dhe me këtë sukses sigurojnë një vend në fazën e 1/8-ave të Champions League, duke firmosur një nga befasitë më të mëdha të këtij sezoni.

Vendimtar për ekipin norvegjez ishte ish-sulmuesi i AC Milan, Jens Petter Hauge, i cili realizoi golin e parë në minutën e 58-të dhe asistoi për golin e Håkon Evjen 14 minuta më vonë. Për Interin shkurtoi Alessandro Bastoni në minutën e 76-të, por goli shërbeu vetëm për statistikë. Eliminimi nga Champions i kushton klubit zikaltër rreth 18 milionë euro të ardhura të humbura.

Metropolitano Stadium, Atlético Madrid fitoi bindshëm 4-1 ndaj Club Brugge. Pas barazimit spektakolar 3-3 në ndeshjen e parë, madrilenët dominuan në shtëpi. Alexander Sørloth realizoi një tripletë, ndërsa një gol tjetër u shënua nga Cardoso.

Ndërkohë, Newcastle United triumfoi 3-2 ndaj Qarabağ FK dhe me rezultatin e përgjithshëm 9-3 kalon në raundin tjetër. Edhe Bayer Leverkusen avancon më tej, falë fitores 2-0 të arritur në ndeshjen e parë ndaj Olympiacos FC në Athinë, ndërsa takimi i kthimit përfundoi 0-0.

Ndërkohë, këtë të mërkurë do të zhvillohen edhe katër ndeshjet e tjera të play-off-it, nga të cilat do të plotësohet panorama e 16 skuadrave që do të garojnë në fazën e 1/8-ave të Champions League.

Ndeshjet e kthimit – Play-off Champions League

E martë, 24 shkurt 2026

18:45

  • Atlético Madrid 4-1 Club Brugge (3-3)

21:00

  • Bayer Leverkusen 0-0 Olympiacos (2-0)

  • Inter 1-2 Bodø/Glimt (1-3)

  • Newcastle 3-2 Qarabag (6-1)

E mërkurë, 25 shkurt 2026

18:45

  • Atalanta BCBorussia Dortmund (0-2)

21:00

  • Juventus FCGalatasaray SK (2-5)

  • Paris Saint-GermainAS Monaco (3-2)

  • Real MadridSL Benfica (1-0)

Publikuar nga Publik Media