Publik.al kërkon ndjesë për lajmin që u publikua dhe qarkulloi mëngjesin e sotëm , lidhur me ndarjen nga jeta të zotit Artan Lame.
Kemi detyrimin profesional dhe njerëzor të sqarojmë se lajmi ishte i pasaktë dhe se zoti Lame është ende në jetë, ndonëse në gjendje të rëndë shëndetësore dhe në koma cerebrale, siç konfirmohet nga familjarët e tij.
Familjaret e tij kanë sqaruar se në fakt ai ndodhet në koma cerebrale. Ka hyrë në një operacion të rëndë në zemër, pas një problemi disajavorë. Operacioni nuk ka arritur ta zgjojë më, pra ai është në koma cerebrale, por është ende në jetë.
Lajmi se Artan Lame ka ndërruar jetë në një spital në Mynih të Gjermanisë, u shoqërua me ngushëllime nga kolegët socialistë dhe jo vetëm, deri te kryeministri Edi Rama që reagoi duke ngushëlluar familjarët e Artan Lames, duke treguar edhe njëherë tjetër se ‘miqësia’ e tyre paska qënë një fiasko propagande, pasi do mjaftonte një telefonatë e thjeshtë dhe e vërteta do merrej vesh.