Luiz Ejlli gjatë një bisede që ka bërë gjatë ditës së sotme me Kristin ka thënë strategjia e tij këto ditë që nga eleminimi i Kiarës ka qenë “qetësia”.
Sipas tij duke qenë se ai nuk po krijonte më situata brenda shtëpisë banorët e tjerë nuk kanë gjë tjetër me çfarë të merren, dhe kjo ka ndikuar edhe tek loja e Oltës, pasi dihet tashmë që debatet më të forta në atë shtëpi kanë pasur protagonistë pikërisht Oltën dhe Luizin.
Luizi është shprehur se qetësia e tij po i “shkatërron” banorët e tjerë pasi ata nuk e dinë se çfarë i pret gjatë ditëve në vijim.
Luizi është një ndër banorët më kryesorë të shtëpisë i cili ka fituar zemrat e publikut në pak kohë dhe është bërë personi më i pëlqyeshëm brenda shtëpisë