Sundimi 25 vjeçar i një Mujshari

Ermal Mulosmani

Edi Rama ka qenë 11 vjet Kryetar i Bashkisë së Tiranës (2000-2011), 12 vjet Kryeministër (2013-2025), 2 vjet Ministër i Kulturës (1998-2000).

Pra ka fiks 25 vjet, një çerek shekulli, në kolltuk shumë të lartë. Papushim! Gjithashtu, prej 20 vitesh pandërprerë është edhe Kryetar i Partisë Socialiste.
Askush në historinë e Shqipërisë nuk ka pasë pushtetin e tij. Përveç Enver Hoxhës. Por Enveri nuk e gëzonte nga frika e “grupeve armiqësore” dhe Lufta e Ftohtë.

Ndërsa Rama ndërtoi habitatin e vet të kënaqësive, shpenzime marramendëse për luks e udhëtime, pritje delegacionesh dhe qoka të stërmëdha. Pa e bërë qejfin qeder për asgjë. U dha paratë dhe pronat publike si të ishin të të atit gjithë klientëve të tij. Ndërtoi haremin e biznesit, medias dhe kriminelët e preferuar. Të gjithë përfitues pronash publike, fitues tenderash publikë në këmbim të shërbimeve nënshtruese. Arrogant, përçmues, shkatërrues i Opozitës, përtallës dhe një shpërdorues galopant i pasurisë publike! I paprecedent! Udhëheq pa asnjë skrupull, pa numër 2, 3, 4, 5 ,6. I ka futur të gjithë në burg sapo i afrohen orbitës ku ai mbretëron! Mania e tij është krijimi dhe shkatërrimi i numrit 2.

Si Kryetar i Bashkisë së Tiranës do të mbahet mend si krijuesi i Getos së Komunës së Parisit. Zhduku kinematë, lulishtet, hapësirat publike, terrenet sportive.

Pika më e fortë politike e tij është fasada, në kuptimin metaforik të fjalës por edhe në atë literal. Ai i projekton vetë ndërtesat shumëkatëshe, zgjedh vendet ku do ndërtohen, përcakton ngjyrat, numrin e kateve, klientin ndërtues, arkitetkin dhe zbatuesin! Asgjë në Shqipëri nuk lëviz pa dijeninë dhe miratimin e tij.

Prej 25 vjetësh!

Njerëz, votoni kundër pushtetit absolut të këtij njeriu. Sa vjet duhet ta durojmë këtë arrogant? Kemi frikë të shkruajmë në FB se do na futet në profile të na bëjë rezil! Se për të sharë nuk ia del njeri, është i biri i Zejqinesë ai! Do na vijë në shtëpi, mbylleni derën me dry dhe shihni në sy magjik se mos vjen i çmenduri!
Gënjeni në sondazhe, thoni do e votoni por në të vërtetë votoni kundër tij ! Kundër këtij Mujshari të paskrupullt! Stërkalët e pështymës e dhunës që lëshon i burojnë direkt nga vota juaj. Pa vota është një frikacak për tu mëshiruar.

Votoni të rinjtë, jepni shansin ndryshimit. Nuk ka rëndësi se cilët. Votoni Shehajn, Lapajn Qorrin ose edhe të tjerët. Boll më! 25 vjet janë shumë! Isha 29 vjeç kur ishte Ministri im, sot mendoj pensionin!

E ai prapë Mujshar!

Publikuar nga Publik Media