TË MOS HARROJMË GJUHËN TONË. GJUHA THESAR I KOMBIT

Nga Gjergji Gusho


Para disa ditësh profesori Neshet Cake paraqiti në (Facebook) Fesbuk një shkrim me vlerë me titullin “GJUHA AMTARE ËSHTË TIPARI DALLUES DHE THESARI I KOMBIT”Qëllimi i këtij shkrimi ishte të ndërgjegjësojë lexuesit për përdorimin e gjuhës së pastër shqipe e jo huazimet, fjalët e huaja, që kanë hyrë kohët e fundit në vendin tonë, në shtypin tonë e në fjalimet e “Personaliteteve” të vendit tonë. Si pasojë, gjuha jonë po varfërohet për shkakun e përdorimit të huazimeve nga gjuhët e tjera e, sidomos, nga gjuha angleze. S’ka pse të marrim “hua” nga të tjerët, kur kemi fjalët tona.
Mos harroni se “Shpirti i nje kombi është gjuha..”.
Ja disa nga fjalët që po përdorim nga gjuhët e tjera, ndërsa ne kemi fjalët tona, të gjuhës shqipe:
Fjalë e huaj Fjalë shqip. / Fjalë e huaj Fjalë shqip
Akomodohu – Rehatohu / Agravuar – Rënduar
Relaksuar – Qetësuar / Bravo – Të lumtë
Selektoj – Përzgjedh / Shokuese – Tronditëse
Ortografi – Drejtshkrim / Dimension – Përmasë
Inspirim – Frymëzim / Show – Shfaqje
Kreativ – Krijues / Konkluzion – Përfundim
Dedikoj – Kushtoj / Koiçidencë – Rastësi
Inauguroj – Përuroj / Iniciativë – Nismë
Evitoj – Shmang / Starton – Fillon
Skonto – Ulje çmimesh / Konstatoj – Vërej
Violencë – Dhunë / Interaktiv – Bashkëveprues
Kualitet – Cilësi / Kuantitet – Sasi
Fans – Adhurues / Predominon – Mbizotëron
Eksperiencë – Përvojë / Risk – Rrezik
Posedon – Zotëron / Spiker – Folës
Infinit – Pafundësi / Vakant – I lirë (Bosh)
Look – Pamje (Paraqitje) / Barrierë – Pengesë

Publikuar nga Publik Media