Tenja antikushtetuese që zuri edhe Presidentin, turp e faqja e zezë!

Ylli Manjani

Edhe njëherë, që të mbrojmë llogjikën të paktën nga “Tenja juridike” që po sulmon Gjykatën Kushtetuese.

Shiheni vetë Kushtetutën e shkruar, nga e njëjta “tenjë” që po avancon sot edhe kundër vetvetes. Lexojeni pikën 3 të nenit 179.

Ripërtëritja nënkupton 1 mandat që zëvendësohet në vitin 2025 (që tashmë dihet se është mandati që mban zonja Olta Zaçaj) dhe, një mandat që mbaron në vitin 2028 (që sipas dokumenteve të emërimit e mban zoti Sandër Beci).

Të gjithë të tjerët- thotë Kushtetuta- janë mbajtës të mandatit të plotë.

Presidenti kërkon deklarimin e mbarimit të mandatit të anëtares Sonila Bejtja

Tani, çfarë nevoje ka për interpretim Bajram Begaj?! Se të mos kuptosh as kaq sa shkruhet nuk besoj se fjala e duhur është intepretim, por shkrim e këndim!

Nuk kam patur dyshim që mbajtësi i detyrës së Presidentit të Republikës është fungicid i skaduar për të mbrojtur Kushtetutën e Republikës nga tenja e pushtetit brenda pushtetit. Kërkesa e Tij për një interpretim abstrakt në një Gjykatë Kushtetuese që është pjesë e tenjës, në thelb provon dyshimin se sa i skaduar është fungicidi president.

Po mirë, se Kushtetutën nuk e kupton dhe do që tja lexojnë në vesh, po as dekretet e emërimit që ulërasin që në titull me fjalët VAKANCË e PLOTË, nuk i kupton?!

Turp e faqja e zezë!

Nuk e di për nder, po zot na ruaj nga tenja. Tashmë ajo është e pandalshme dhe nuk do kursejë as “pronarin faktik” të këtij vendi. E njëjta tenjë e ka kafshuar jo pak deri tani….

Publikuar nga Publik Media