Tensionet në Kuvend, Etika vendos sot mbi përjashtimin e deputetëve

Facebook
X
WhatsApp
Telegram

Mblidhet këtë të martë Konferenca e Kryetarëve, ku në fokus do të jenë kërkesat e paraqitura nga opozita për ngritjen e dy komisioneve hetimore parlamentare.

Kërkesa e parë është depozituar nga deputetët e PD dhe PL. Ajo synon ngritjen e një komisioni për verifikimin e ligjshmërisë së veprimeve të AKSHI në lidhje me dëmtimin e akseve rrugore.

Ndërkohë, kërkesa e dytë është firmosur nga 40 deputetë të PD dhe ka si objekt shqyrtimin e ligjshmërisë së veprimtarisë së AKSHI në fushën e sigurisë kibernetike.

Paralelisht, në orën 13:00 pritet të mblidhet Sekretariati i Etikës, i cili do të shqyrtojë kërkesat për masa disiplinore ndaj deputetëve, pas tensioneve të regjistruara në seancën e fundit plenare.

Nga ana e PS është kërkuar përjashtimi për 60 ditë i Flamur NokëS, si dhe për 30 ditë i deputeteve Albana Vokshi dhe Elda Hoti.

Në të njëjtën kohë, Pd ka kërkuar masë të ngjashme, me përjashtim 60-ditor, për kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Publikuar nga Publik Media