Flash News

Tentoi të trafikonte armë drejt Gjermanisë, arrestohet në Rinas

Policia Kufitare në Rinas ka goditur një tjetër rast të tentativës për trafik ndërkombëtar armësh, falë një operacioni të koduar “Tranzit”, të ndërmarrë në kuadër të masave të rritura të sigurisë gjatë fluksit të hyrje-daljeve në aeroportin e vetëm ndërkombëtar të vendit.

Gjatë kontrollit të valixheve me skaner, efektivët zbuluan një armë zjarri tip pistoletë me municion luftarak, fshehur në bagazhin e një pasagjeri që po largohej drejt Gjermanisë. Shtetasi u ndalua menjëherë dhe u arrestua në flagrancë.

Në pranga ka rënë shtetasi A. Q., me origjinë shqiptare dhe nënshtetësi kanadeze, banues në Kanada, i cili sipas autoriteteve po përpiqej të trafikonte armën përmes linjave të fluturimit komercial.

Operacioni është finalizuar nga Policia Kufitare e Pikës së Kalimit Kufitar Rinas, në bashkëpunim me strukturat e sigurisë së aeroportit, si pjesë e kontrolleve të bazuara në analizën e riskut dhe inteligjencën policore.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndërkohë që ndaj shtetasit A.Q. rëndon akuza për “Trafikim të armëve dhe municionit”.

Autoritetet vijojnë hetimet për të zbuluar nëse ky rast është pjesë e një rrjeti më të gjerë trafikimi armësh që kalojnë tranzit përmes Shqipërisë.

Recent Posts

  • Publikisht(OP-ED)

Rama çon Shqipërinë si pajë në dasmën ‘Soros’

Basir Çollaku Në New York përqafohet me Soros, në Sazan “flirton” me Kushner dhëndrin e…

9 minutes ago
  • Publik News Albania

SPAK thërret Plarent Ndrecën për të dhënë shpjegime për Veliajn

Takimi me Erion Veliajn në qelinë e burgut Ndërkohë që hetimet për Erion Veliaj janë…

22 minutes ago
  • Showbiz

Edi ngriti një nga dollitë më të mira të mbrëmjes për Alex

Vogue publikon foton e kryeministrit me dhëndrin Alex Soros, djali i filatropit dhe investitorit George…

3 hours ago
  • Flash News

Dosja 5D/ Gjykata e Posaçme dënon me 8 muaj Eglantina Zeren

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar shpalli të…

3 hours ago
  • Denoncime

SHISH gjurmon gazetarët dhe biznesmenët për qeverinë

Sipas raporteve të partnerëve ndërkombëtarë dhe informacionit të konfirmuar nga burime të sigurisë, Shërbimi Informativ…

4 hours ago
  • Bota

FOTO/ Dëmet që kanë shkaktuar raketat iraniane në Izrael

Pas sulmeve ajrore izraelite mbi Teheranin, shërbimet emergjente janë duke kërkuar mes rrënojave në zonat…

5 hours ago