Tiranë, aksidenti në bulevard: Tre të mitur përfunduan në spital

 Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 10:30 të mëngjesit të sotëm në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku një automjet ka përplasur dy monopatina me të cilat udhëtonin tre të mitur.

Sipas informacionit paraprak nga policia, drejtuesi i automjetit, shtetasi E. K., 41 vjeç me një  makinë të marketit ‘Pronatyra’ ka përplasur  2 monopatina me të cilat lëviznin 3 të mitur.

Si pasojë e aksidentit, të miturit kanë pësuar dëmtime dhe janë transportuar menjëherë në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Pamje nga vendngjarja

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:30, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, shtetasi E. K., rreth 41 vjeç, ka përplasur me automjetin që drejtonte, 2 monopatina me të cilat lëviznin 3 të mitur.

Si pasojë janë demtuar 3 të miturit, të cilët janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve.

Shtetasi E. K. është shoqëruar në Komisariat, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor po punon në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Publikuar nga Publik Media