Policia e Tiranës ka njoftuar se dita e sotme (16 qershor) do të shoqërohet me kufizim të përkohshëm të lëvizjes për qytetarët, për shkak të masave të marra për zhvillimin në kryeqytet të Samitit të SEECP.
Ndalimi i qarkullimit do të jetë në harkun kohor të ardhjes së delegacioneve dhe në ikjen e tyre.
Të bllokuara do të jenë segmentet rrugore, Aeroporti i Rinasit – Autostrada Durrës-Tiranë – Unaza e Re – Rruga e Elbasanit – Rruga “George W. Bush” – Rruga “Dervish Hima”.
Gjatë zhvillimit të aktivitetit, do të ndalohet përkohësisht qarkullimi, parkimi i automjeteve dhe lëvizja e këmbësorëve në rrugën “Ludovik Shllaku” dhe Rrugën e Dibrës.
Policia bën me dije se orari i kufizimeve do të përcaktohet në varësi të mbërritjes së delegacioneve në Aeroportin e Rinasit.
“Në kuadër të planit të masave të marra për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së lëvizjes së delegacioneve të huaja, të kryesuara nga Presidentët përkatës, me rastin e zhvillimit të Ministerialit të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore #SEECP, ju informojmë se më datë 16.06.2025, do të ketë bllokime dhe kufizime të përkohshme të qarkullimit në disa akse rrugore, konkretisht:
Në ardhje të delegacioneve: Aeroporti i Rinasit– Mbikalimi i Kasharit – Autostrada “Durrës-Tiranë” – Unaza e Re – Rrethrrotullimi i Saukut – Rruga e Elbasanit– Rruga “George ë Bush” – Rruga “Urani Pano”-Rruga “Dervish Hima”.
Në largim të delegacioneve: Rruga “George W Bush” – Rruga e Elbasanit– Rrethrrotullimi i Saukut – Unaza e Re – Sheshi “Shqiponja” – Autostrada “Tiranë-Durrës” – Mbikalimi i Kasharit – Aeroporti i Rinasit.
Gjithashtu, po me datë 16.06.2025, gjatë zhvillimit të aktivitetit, do të ketë ndalim të përkohshëm të qarkullimit, parkimit të automjeteve si dhe lëvizjes të këmbësorëve, në rrugën “Ludovik Shllaku” dhe Rrugën e DIbrës.
Orari i kufizimeve do të varet nga mbërritja e delegacioneve në Aeroportin e Rinasit”,njofton policia.
Kontrolle në Bashkinë Tepelenë. SPAK sekuestron dokumente pas denoncimeve për korrupsion Një hetim i nisur…
Me pallatin e Sakos së “2T” në Ali Dem Ligji në Shqipërinë e Edi Ramës…
Erion Veliaj e shikon diellin me dylbi nga qelia VIDEO ndërsa Erion Veliaj vijon të…
Edmond Leka zhbën historinë për një 19-katëshe në “Ali Demi" Një tjetër kullë po përgatitet…
Guvernatori Sejko dhe drejtues të Bankës së Shqipërisë në lupën e SPA Dosja e mikrokredive…
Aktori i njohur i humorit, Rezart Veleshnja, ka bërë një deklaratë të fortë gjatë intervistës…